GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia përfundon procesin e rekrutimit, sa vetë iu përgjigjën mobilizimit nga 300 mijë rezervistë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nevojitet koordinim”, Putin nuk ndalet pas humbjeve në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia njoftoi të premten se kishte përfunduar procesin e rekrutimit të rezervistëve për luftën në Ukrainë, pasi mobilizoi qindra mijëra njerëz gjatë një muaji, me më shumë se një të katërtën e tyre tashmë të dërguar në fushën e betejës. Njoftimi duket se i dha fund një lëvizje përçarëse mobilizimi – e para e Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore – çka kishte bërë që dhjetëra mijëra burra të largoheshin nga vendi dhe shkaktoi protestat e para publike kundër luftës.

“Detyra e vendosur nga ju për (mobilizimin) e 300.000 njerëzve është përfunduar. Asnjë masë e mëtejshme nuk është planifikuar,” i tha ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, presidentit Vladimir Putin në një takim televiziv në Kremlin. Ai tha se 82.000 rekrutë tashmë ishin dërguar në zonat e luftimit dhe pjesa tjetër po stërviteshin.

Putin falënderoi rezervistët “për përkushtimin e tyre ndaj detyrës, për patriotizmin e tyre, për vendosmërinë e tyre për të mbrojtur vendin, për të mbrojtur Rusinë, shtëpinë e tyre, familjen e tyre, qytetarët dhe popullin rus”.

Si Putini ashtu edhe ministri i tij i mbrojtjes pranuan “problemet” në ditët e para të mobilizimit. Shoigu tha se çështjet fillestare në furnizimin e trupave të sapomobilizuara ishin zgjidhur që atëherë. Putini tha se gabimet ndoshta kishin qenë të pashmangshme pasi Rusia nuk kishte kryer mobilizim për një kohë kaq të gjatë, por se mësimet ishin nxjerrë.

Më shumë se 2.000 persona u arrestuan në protestat kundër mobilizimit, veçanërisht në pjesë të vendit të populluara nga pakicat etnike të cilët u ankuan se po rekrutoheshin në mënyrë disproporcionale për t’u dërguar në front.

Putin dhe zyrtarë të tjerë kanë pranuar disa gabime, përfshi rekrutimin e disa burrave që ishin shumë të moshuar ose të papërshtatshëm për shërbim ushtarak, por thanë se problemet do të zgjidheshin. Dhjetëra mijëra burra rusë besohet se janë larguar nga vendi për të shmangur rekrutimin, shumë drejt ish-republikave fqinje sovjetike.

Putin urdhëroi mobilizimin në shtator në të njëjtën kohë kur ai miratoi planet për të aneksuar territoret ukrainase. Perëndimi i përshkruan ato lëvizje si një përshkallëzim të konfliktit në përgjigje të disfatave në fushën e betejës që treguan se Rusia ishte drejt humbjes së luftës. /Rel/

Etiketa: mobilizimirekrutimiRusia

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Para
Alarmohet OBSH, kjo është sëmundja që po rikthehet në mbarë botën

Alarmohet OBSH, kjo është sëmundja që po rikthehet në mbarë botën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com