GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë

08:27 - 10/02/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Rusia përshkallëzon sulmet në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në orët e para të mëngjesit të se premtes, forcat ruse goditën infrastrukturë të rëndësishme në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe nisën sulme të shumta në infrastrukturën energjetike në Zaporizhja, teksa Moska i shtoi sulmet e saj në jug dhe lindje të Ukrainës.

Sirenat dhe alarmet e sulmeve ajrore shpërthyen në pjesën më të madhe të vendit.

Sekretari i Këshillit Bashkiak të Zaporizhjas, Anatolii Kurtiev, tha se qyteti ishte goditur 17 herë në një orë. Sipas tij, kjo ishte shkalla më e lartë e sulmeve që nga fillimi i pushtimit nga Rusia më 24 shkurt të vitit 2022.

Në Kharkiv, autoritetet po përpiqeshin të siguronin informacion mbi viktimat dhe shkallën e shkatërrimit, me kryebashkiakun Ihor Terekhov që tha se mund të ketë ndërprerje në ngrohje, furnizim me energji elektrike dhe ujë.

Analistët ushtarakë thonë se presidenti rus Vladimir Putin shpreson se mbështetja e Evropës për Ukrainën do të pakësohet, pasi Rusia besohet se po përgatit një ofensivë të re.

Luftimet në Ukrainë u intensifikuan të enjten. Agjencia e inteligjencës ushtarake e Kievit tha se forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonet pjesërisht të pushtuara të Donjetskut dhe Luhanskut, me synim kontrollin e plotë të të gjithë rajonit industrial, të njohur si Donbas.

Separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar forcat ukrainase atje që nga viti 2014. Të enjten, më 9 shkurt, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky qëndroi në Bruksel, prej ku kërkoi armë më të avancuara nga aleatët evropianë, duke i thënë Parlamentit Evropian se vendi i tij po lufton “kundër forcës më të madhe anti-evropiane të botës moderne”. /Rel/

Etiketa: Rusiasulmeukraina

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
Kërkon të largohet nga Roma, kërcënohet nga tifozët

Galatasaray, Zaniolo “i detyruar” të mbajë premtimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com