GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia pezullon furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia pezullon furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët polakë dhe bullgarë thanë se Gazpromi do të ndërpresë furnizimin me gaz duke filluar nga e mërkura (27.04.) Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha se Polonia ka marrë nga kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom njoftimin për ndërprerjen e furnizimit me gaz. Morawiecki e bëri të njohur këtë lajm në Berlin pas një takimi që pati të martën (26.04) me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Morawiecki tha se qeveria polake ishte e përgatitur për të përballuar çdo ndërprerje furnizimi nga Rusia dhe se depozitat e gazit ishin të mbushura në nivelin 76%.

Kurse ministrja polake e Mjedisit dhe e Klimës Anna Moskwa shkroi në Twitter se “në shtëpitë polake nuk do të ketë mungesë gazi” dhe se “që në ditën e parë të luftës ne deklaruam se jemi gati për pavarësi të plotë nga lëndët e para ruse”.

Edhe kompania polake e gazit natyror PGNiG konfirmoi gjithashtu se që nga e mërkura, Gazpromi nuk do të dërgojë më gaz në Poloni nëpërmjet tubacionit të gazit Yamal.  PGNiG tha në një deklaratë se ishte duke ndjekur situatën dhe është e përgatitur të marrë gaz nga lidhje të tjera falë një “strategjie qeveritare të diversifikimit” të burimeve.

Rusia do të shkurtojë edhe furnizimet për Bullgarinë

Qeveria bullgare njoftoi gjithashtu se pasi nuk ajo nuk kishte pranuar të përmbushë kërkesat e reja të Gazpromit që pagesat të bëhen në rubla, Gazpromi kishte deklaruar se duke filluar nga e mërkura do të ndërpresë furnizimet e gazit edhe për Bullgarinë.

“Sot, Bulgargas (kompania shtetërore e gazit) mori njoftimin se furnizimet e Gazprom Export do të pezullohen nga 27 prilli 2022”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Ekonomisë të Bullarisë.

Bullgaria është pothuajse plotësisht e varur nga Rusia sa i përket gazit. Kompania Bulgargaz tha në një deklaratë se “i ka përmbushur plotësisht detyrimet e saj dhe i ka bërë të gjitha pagesat e kërkuara sipas kontratës aktuale në kohën e duhur, në mënyrë rigoroze dhe në përputhje me kushtet e saj”.

Pasi vendet perëndimore vendosën një sërë sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, Kremlini paralajmëroi se do të ndërpresë furnizimet me gaz nëse këto vende nuk paguanin në rubla.

Polonia dhe vendet e tjera të BE-së refuzuan të paguajnë për importimin e gazit natyror në rubla, gjë me të cilën Rusia po mundohet të stabilizojë monedhën e saj përballë sanksioneve perëndimore. Udhëheqësit evropianë e konsiderojnë kërkesën për pagesat në rubla si një shkelje të kontratave ekzistuese me Gazpromin./DW.

Etiketa: gaziRusia

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Skandali/ Butrinti me koncesion me marrëveshje sekrete. Dokumenti i depozituar në Kuvend ka vetëm 1 nen

Skandali/ Butrinti me koncesion me marrëveshje sekrete. Dokumenti i depozituar në Kuvend ka vetëm 1 nen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste
Aktualitet

Revolta studentore/ Shoqëria civile kallëzon në SPAK dhunën policore ndaj protestuesve: Kemi evidentuar 180 raste

14:39 - 26/10/26

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për dhunën e ushtruar nga policia...

Lexo më shumë
“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

“Ditën hamë gaz, natën punojmë”/ Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

14:29 - 26/10/26
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

14:22 - 26/10/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com