GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën ukrainase në Donetsk

09:01 - 05/06/23
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën ukrainase në Donetsk
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se ka penguar një ofensivë masive ukrainase në Donetsk.

Ajo ka pretenduar se ka vrarë 250 trupa ushtarake ukrainase, dhe se ka shkatërruar pajisje të armatosura.

Në video, për të cilën Rusia ka thënë se shpërfaq betejën, shihet një betejë me shumë pajisje luftarake të përfshira nga flakët.

Për kundërofensivën ukrainase flitet shumë në muajt e fundit, dhe Kievi ka thënë se nuk do të japë paralajmërim për nisje të saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se Ukraina e ka nisur “ofensivën e shkallës së gjerë” në rajonin e Donjeckut, duke i përdorur gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh.

Ajo ka pretenduar se ukrainasit kanë tentuar të depërtojnë në mbrojtjen ruse, por se, sipas ministrisë, “nuk ka pasur sukses”.

Moska ka pretenduar se Ukraina i ka humbur 250 trupa ushtarake dhe 16 tanke.

Ukraina është duke u përgatitur që disa muaj për kundërofensivë.

Mirëpo, ajo ka kërkuar sa më shumë kohë që mundet për t’i trajnuar ushtarët dhe për të marrë ndihmën e ofruar nga aleatët perëndimorë.

Zyrtarët në Kiev kanë paralajmëruar kundër spekulimeve publike për ofensivën, duke thënë se diçka e tillë do t’i ndihmojë armikut.

Rusia nisi operacionin e saj ushtarak në shkurt 2022. Ushtria e Kievit tha kohët e fundit se nuk do të kishte njoftim për fillimin e manovrave.

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se dje, në jug të Donetsk, “Armiku ka nisur një ofensivë në shkallë të gjerë në pesë sektorë të ballit.

Nga ana tjetër, NATO njoftoi se bisedimet për pranimin e Suedisë në Aleancën Atlantike do të fillojnë më 12 qershor.

Si rezultat i bombardimeve ruse në rajonin e Kharkiv, dy civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, presidenti ukrainas Zelensky denoncoi: ” Moska arrin të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare”.

Etiketa: LuftaRusiaukraina

Lajme të lidhura

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin
Aktualitet

“Nëna ime e apasionuar pas luleve”, dëshmitë në Gjyktën belge, dënohen 3 shqiptarët për kanabisin

19:26 - 06/03/26
Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani
Botë

Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani

19:07 - 06/03/26
Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Fundjavë me trafik të rënduar/ Kolona kilometrike automjetesh në aksin Tiranë–Elbasan

18:37 - 06/03/26
Para
U desh dasma e Elgitit për të mësuar që Olsi tashmë është beqar…

U desh dasma e Elgitit për të mësuar që Olsi tashmë është beqar…

Discussion about this post

TË FUNDIT

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos
Sport

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos

23:31 - 06/03/26

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Lexo më shumë
Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

Salianji vijon takimet me demokratët, ndalesa e radhës Vlora: Na duhet ta kthejmë PD-në fituese

23:04 - 06/03/26
“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

“Salianjit iu bë padrejtësi me burgun”, Alizoti “ndahet” me Berishën: Jam kundër përjashtimit të tij nga PD

22:36 - 06/03/26
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë

21:27 - 06/03/26
Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën/ Adriatik Lapaj: Vijnë si hiena marrin çfarë u del para

21:21 - 06/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com