GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia shpall gazetarët e “REL”-it agjentë të huaj

22:45 - 08/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia shpall gazetarët e “REL”-it agjentë të huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria ruse e Drejtësisë ka shtuar të premten më shumë gazetarë, përfshirë pesë gazetarë të Radios Evropa e Lirë, në listën e “agjentëve të huaj”.

Legjislacioni rus për “agjentë të huaj” është miratuar më 2012 dhe është ndryshuar vazhdimisht.

Ky legjislacion u kërkon organizatave joqeveritare që marrin ndihmë të huaj, apo atyre që Qeveria ruse beson se janë të përfshira në aktivitet politik, që të regjistrohen, të identifikohen si “agjente të huaja” dhe t’i dorëzojnë aplikacionet.

Më vonë, ndryshimet e ligjit kanë shënjestruar edhe mediat e financuara nga jashtë, duke përfshirë Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë (REL), gjashtë shërbime tjera ruse të lajmeve të REL-it dhe Current Time, kanal televiziv rus, që drejtohet nga Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës.

Në vendimin e së premtes, autoritetet kanë shtuar në listë edhe gazetarët: Tatyana Voltskaya, Ekaterina Klepikovskaya, dhe Elena Solovyova, që bashkëpunojnë me Shërbimin rus të REL-it, Elizaveta Surnacheva, gazetare ruse që punon për Current Time në Kiev dhe gazetarin e Current Time, Roman Perl.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, e ka dënuar këtë hap, duke e konsideruar sulm ndaj mediave të lira në Rusi dhe ka përsëritur përkushtimin e mediumit për audiencën ruse.

“Shënjestrimi i sotëm nga Kremlini për pesë shtetas rusë që punojnë për REL-in, është hapi i fundit për të heshtur mediat e pavarura në Rusi. Ne do të vazhdojmë ta luftojmë këtë ligj për ‘agjentë të huaj’ që kontrollon informacionin në të cilin mund të ketë qasje populli rus”, ka thënë Fly.

“Përkushtimi ynë për t’iu shërbyer audiencave në Rusi nuk do të lëkundet”.

Në mesin e gazetarëve të shtuar në listë më 8 tetor janë edhe Daniil Sotnikov, nga kanali i pavarur televiziv Dozhd, korrespodenti i Shërbimit rus në BBC, Andrey Zakharov, Galina Arapova, drejtore në Qendrën për Mbrojtje të të Drejtave të Mediave dhe aktivisti për ambientin, Yevgeny Simonov.

Rreth 85 persona dhe organizata janë pjesë e listës për “agjentë të huaj”, 68 prej të cilëve janë regjistruar këtë vit./ REL

Etiketa: Agjente te huajREL

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Fifi tregon arsyen e çuditshme pse e la ish i dashuri

Fifi tregon arsyen e çuditshme pse e la ish i dashuri

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com