GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia: Shtetet perëndimore të paafta, ne jemi gati për evakuime nga Afganistani

21:52 - 21/08/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia: Shtetet perëndimore të paafta, ne jemi gati për evakuime nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë që ka mbajtur, Ministri i Punëve të Jashtme tё Federatës Ruse, Sergei Lavrov, ka përmendur qëllimisht dhe në mënyrë ironike paaftësinë e shteteve perëndimore të cilat nuk mundën dot të evakuonin diplomatët, ushtarakët dhe civilët e tyre nga Kabuli.

Ai gjithashtu, u shpreh se Rusia është gati që të ndihmojë me avionët e saj në operacionet e evakuimit, ndërsa përsa i përket strehimit, tha se vendi i tij do të udhëhiqet nga detyrimet ndërkombëtare në fushёn humanitare.

“Duke u nisur nga situata qё po vëzhgohet tani pёr tani në aeroportin e Kabulit dhe paaftёsia e një sërё shtetesh perëndimore tё organizojnë evakuimin e diplomatëve, ushtarakeve dhe civilëve të tyre nga Afganistani, pa përmendur afganët që bashkëpunuan me ta dhe familjet e tyre që duan të largohen nga vendi, por nuk e kanё një mundësi të tillë, ne do tё donim tё informonim si mё poshtë vijon.

Me qëllim parandalimin e përkeqësimit tё situatës humanitare në Afganistan, ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime të aviacionit civil rus për të siguruar evakuimin e çdo numri të qytetarëve afganë, përfshirë gratë dhe fëmijët, drejt vendeve të huaja që do tё tregojnë interes për t’u pritur dhe akomoduar. Siç na siguruan përfaqësuesit e autoriteteve të reja në Afganistan, nuk ka pengesa parimore për mbërritjen dhe nisjen e avionëve rusë nё/nga Kabuli.

Siguria e avionëve, ekuipazheve dhe pasagjerëve është e garantuar. Pёr sa i pёrket mundësisё sё pranimit tё refugjatëve nga Afganistani nё vendin e vet, Rusia do të udhëhiqet nga detyrimet e saj ndërkombëtare në fushёn humanitare”- deklaroi Ministri i Punëve tё Jashtme tё Federatës Ruse, Sergei Lavrov.

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Video/ Vëllai i ish-presidentit afgan merr vendimin, betohet për besnikëri ndaj talebanëve

Video/ Vëllai i ish-presidentit afgan merr vendimin, betohet për besnikëri ndaj talebanëve

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com