GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia, sulme kibernetike aleatëve të Ukrainës

19:08 - 29/03/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia, sulme kibernetike aleatëve të Ukrainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lufta kibernetike e Rusisë ndaj Ukrainës dështoi dhe Moska po synon gjithnjë e më shumë aleatët evropianë të Kievit. Sipas analistëve amerikanë dhe francezë, firma franceze e mbrojtjes Thales deklaroi së fundmi se Rusia po godiste Poloninë, vendet nordike dhe baltike me një arsenal armësh kibernetike që synojnë të mbjellin përçarje dhe të promovojnë mesazhe kundër luftës.

Microsoft tha në një vlerësim kërcënimi në fillim të këtij muaji se aktorët rusë kishin nisur sulme në të paktën 17 vende evropiane në gjashtë javët e para të këtij viti. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar, por gjigandi ushtarak nuk ka qenë në gjendje të shënojë një fitore vendimtare në fushën e betejës ndaj fqinjit të tij shumë më të vogël. Thales dhe Microsoft thanë se pushtimi i Rusisë u shoqërua me sulme kibernetike të përhapura në Ukrainë, por ato u zmbrapsën.

“Lufta kibernetike nuk dha goditjen që ndryshon lojën që Rusia shpresonte,” tha drejtori teknik i Thales për mbrojtjen kibernetike, Ivan Fontarensky, duke theksuar qëndrueshmërinë e mbrojtjes së Ukrainës.

Të dy firmat thanë se Rusia e zhvendosi fokusin në vendet e tjera evropiane në fund të vitit të kaluar. Jolivet tha se vendet jashtë Ukrainës po vuajnë një “valë masive” të sulmeve DDoS.  Këto sulme kryheshin nga grupe “haktiviste” të lidhura me Kremlinin dhe jo nga grupet zyrtare, dhe ata synonin të mbillnin kaos në vend që të shkatërronin infrastrukturën.

Në raportin e Thales theksohet se Polonia, Letonia dhe Suedia ishin ndër vendet më të prekura. Microsoft tha në vlerësimin e tij se sulmet e këtij viti në Evropë kishin për qëllim kryesisht entitete qeveritare për qëllime spiunazhi.

Duke theksuar shtrirjen globale të aktorëve rusë, firma tha se 21 për qind e sulmeve jashtë Ukrainës që nga fillimi i luftës kishin goditur Shtetet e Bashkuara. Ndërsa sulmet jashtë Ukrainës ishin shpesh ngacmime të nivelit të ulët, Microsoft tha se Rusia mund të zgjedhë mjete kibernetike më të dëmshme në të ardhmen.

Etiketa: Lufta në UkrainëRusiaSulme kibernetike

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
“Djajtë e kuq” bëjnë ofertën e parë për Harry Kane

“Djajtë e kuq” bëjnë ofertën e parë për Harry Kane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com