GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rusia sulmon Kurtin në OKB: Palo kryeministër, po nxit ambicien e “Shqipërisë së Madhe”

në Aktualitet, Botë, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Nëse Serbia kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusia tentoi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që të paraqiste Serbinë si viktimë në luftën e fundit në Kosovë.

Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të ditëve më parë, ambasadori i Putinit në OKB, Vasily Nebenzya, mbrojti me më shumë zell se kryeministrja Ana Brnabiç, tezën e Beogradit se Prishtina është fajtore për situatën aktuale.

Madje kërkoi nga Haga që të dënojë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Hashim Thaçin, siç tha ai për krime të rënda të luftës.

“Kemi besim se Dhomat e Specializuara nuk do të përsërisin gabimet e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe të gjithë ata përgjegjësit do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Në këtë kontekst, refuzimi i Prishtinës për të paguar kompensimin për viktimat e krimeve të kryera nga luftëtarët e UÇK-së, në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Haga, flet vetë”, tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus në OKB foli me kritika dhe akuza edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se po përpiqet të ndërtojë Shqipërinë Etnike.

“Anohet nga perëndimi po nxit ambicien e “Shqipërisë së Madhe”, ky palo kryeministër Kurti, duke shkuar përtej limiteve të Provincës. Ai përpiqet të destabilizojë zonat e populluara nga myslimanët në Serbinë qendrore, inkurajon ndjenjat centrifugale në Maqedoninë e Veriut. Ka harta të “Shqipërisë së Madhe”, dhe ato cenojnë edhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe Greqisë”, tha Vasily Nebenzya, Ambasador i Rusisë në OKB.

Ambasadori rus në OKB foli dhe për sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë, duke thënë se po ekzagjerohet me atë çfarë ndodhi teksa akuzoi Policinë e Kosovës si palë përgjegjëse. Nebenzya vazhdoi retorikën në mbrojtje të Serbisë, duke kërkuar që në vend të Beogradit të dënohet Kosova për dërgimin e policisë në veri dhe për shndërrimin e FSK në ushtri, pasi sipas tij “nëse nuk i jepet fund këtij arbitrariteti, pasojat mund të jenë jashtëzakonisht të rënda, deri në rifillimin e konfliktit të armatosur”. /A2Cnn/

Etiketa: KurtiokbRusia

Lajme të lidhura

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Para
Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përmbyset makina

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përmbyset makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po...

Lexo më shumë
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com