GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur

10:26 - 30/04/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e të paktën 28 të tjerëve, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper. Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zoti Kiper tha se një nga fëmijët e plagosur është një djalë 12-vjeçar dhe se goditja dëmtoi disa shtëpi dhe i vuri flakën një ndërtese të madhe që ai tha se ishte një akademi.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përcolli ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit nga sulmi dhe tha se ata që u plagosën po marrin kujdes mjekësor. Ai përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të armëve nga aleatët.

“Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja e jetëve janë ato që na bëjnë të gjithëve në Ukrainë që të vazhdojmë qëndresën,” tha ai.

Zelenskyy tha se bisedoi të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi rëndësinë e dërgimit në kohë të armëve në Ukrainë.

 “Vendimet e marra në kohën dhe masën e duhur për mbrojtjen ajrore për Ukrainën, janë ato që na duhen tani për të mbrojtur jetë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Kiev, zoti Stoltenberg tha se aleatët “po punojnë me intensitet për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës”. Zoti Stoltenberg tha në një konferencë shtypi me zotin Zelenskyy, se pavarësisht humbjeve të Ukrainës, nuk është “shumë vonë” që vendi të fitojë luftën kundër Rusisë, nëse merr me shpejtësi armët. Ai kritikoi vonesën disamujore në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke shtuar se vonesa të tilla kishin “pasoja serioze në fushën e betejës”. Shefi i NATO-s pranoi se edhe vendet e tjera anëtare të aleancës nuk kanë arritur të përmbushin në kohën e duhur atë që i premtuan Ukrainës.

“Mungesa e municioneve i ka lejuar rusët të përparojnë përgjatë vijës së frontit”, tha zoti Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg vizitoi Ukrainën, ndërkohë që Rusia tha se kishte pushtuar dy fshatra ukrainas në rajonin e Donetskut brenda 24 orëve, ndërsa municionet dhe forcat e Kievit po tkurren në vijën e frontit. Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë në garë me kohën për të dislokuar ndihma të reja kritike ushtarake që të mund të frenojnë forcat ruse në zonat lindore, si dhe të zmbrapsin sulmet me dronë dhe raketa. Presidenti Zelenskyy tha se furnizimet e reja perëndimore kanë filluar të mbërrijnë, por ngadalë.

 “Ky proces duhet të përshpejtohet”, tha ai, duke shtuar se disa paisje kanë filluar të arrijnë, por nuk pranoi të jepte hollësi.

Ndihma kritike ushtarake e SHBA-së u vonua për gjashtë muaj nga mosmarrëveshjet politike në Uashington dhe prodhimi i pajisjeve ushtarake të Evropës nuk ka mundur të përballojë nevojat. Javën e kaluar, presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për një paketë ndihme shtesë prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Kongresi, prej të cilave 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Zoti Biden tha se dërgimi i ndihmave ushtarake do të fillojë “menjëherë”./ VOA

Etiketa: odesaRusisulmuKRAIN

Lajme të lidhura

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria në punë (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar shtypet për vdekje nga makineria në punë (Emri)

18:48 - 10/01/26
Para
Vëllai i tij vrau 2 vëllezër, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Bruksel?

Vëllai i tij vrau 2 vëllezër, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Bruksel?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com