GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ryshfet për favorizime, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarët e Sarandës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ryshfet për favorizime, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarët e Sarandës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Arjel Balanin, ish-zyrtar i Urbanistikës në Sarandës, Julian Prenin, ish-zyrtar i IKMT-së të dy të hetuar në masën ‘arrest me burg’ si dhe Foti Doda, i hetuar në gjendje të lirë.

Sipas SPAK pas hetimeve, provohet me prova se çifti Sofia Doda dhe Foti Doda, janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil, ku vite më parë kishin ndërtuar një objekt.

SPAK thotë se Arjel Balani në cilësinë e ish-zyrtarit të Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, i ka kërkuar 12 mijë euro Foti Dodës për t’i nxjerrë një leje për shfrytëzim plazhi në Ksamil. Më tej SPAK, tha se Balani i mori 6 mijë € Dodës në 2021 për t’i nxjerrë leje plazhi, por nuk e arriti dhe ktheu lekët.

“I pandehuri Arjel Balani duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës Bashkinë Sarandë, ka ndërvepruar me të pandehurin Foti Doda, duke i kërkuar shumën monetare prej 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro, për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, me qëllim nxjerrjen lejes së shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021, i pandehuri Arjel Balani, i’u ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro, duke biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe i pandehuri Arjel Balani i’a ka kthyer shumën monetare prej 6.000 (gjashtëmijë) Euro”, njofton SPAK.

Gjithashtu nga hetimi del se Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. I pandehuri Julian Preni i ka kërkuar Foti Dodës, 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin. Si rrjedhojë objekti nuk I prish 2020, por një vit më vonë.

“Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit Foti Doda dhe Sofia Doda, kanë patur probleme edhe në lidhje me procedurën e ndjekur për prishjen e një objekti të ndërtuar në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja, në vitin 2019, subjekti “Foti Doda”, është proceduar me masë administrative “prishje e objektit”. Në muajin mars të vitit 2020, i pandehuri Julian Preni, me detyrë në atë kohë -përgjegjës i IKMT-së, dega Sarandë, i ka kërkuar shtetasit Foti Doda, shumën monetare prej 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, dhe pasi kanë negociuar Foti i ka dhënë Julianit, shumën prej 3000 Euro. Si rrjedhojë e këtij veprimi korruptiv shtetasit Foti Doda nuk i është prishur objekti në vitin 2020, edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT-ja që prej muajit Shtator të vitit 2019.  Nga dokumentacion i administruar nga IKMT, rezulton se objekti i shtetasit Foti Doda është prishur vetëm në datën 07.06.2021”, njofton SPAK.

Etiketa: SarandëSpak

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Britania njofton sanksione të reja kundër Iranit

Britania njofton sanksione të reja kundër Iranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com