GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ryshfeti 1 mijë euro, ish-oficerja e policisë gjyqësore dënohet me shërbim prove

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ryshfeti 1 mijë euro, ish-oficerja e policisë gjyqësore dënohet me shërbim prove
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka dënuar këtë martë me 4 vite shërbim prove oficeren e Policisë Gjyqësore Elbasan, Anila Dusha.

Dusha u shpall fajtore për akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”! Fillimisht GJKKO dha dënimin 3 vite burgim, që me gjykim të shkurtuar dhe uljen e 1/3 të tij zbriti në 2 vite izolim.

Por në zbatim të nenit për pezullim të dënimit u aplikua shërbimi i provës me 4 vite, si dhe mospërfshirja në funksione publike apo administratë për 5 vitet e ardhshme.

Dusha u akuzua se mori 1 mijë euro ryshfet për një çështje tek një qytetare dhe më pas u denoncua.

Oficerja Anila Dushku u denoncua mbrëmjen e 10 shtatorit nga emisioni “Fiks Fare” për një rast korrupsioni. Anila Dushku i mori 1 mijë euro ryshfet 68-vjeçares Hava Lloga, me premtimin për “t’i mbaruar” punë, për t’i mbyllur çështjen gjyqësore.

Hava Lloga para disa vitesh ishte proceduar penalisht dhe u dënua me 2 muaj arrest shtëpie për ndërtim pa leje, për shkak se ndërtoi një banesë për vete dhe djalin në fshatin Qendër Librazhd. 68-vjeçarja shkoi dhe ia dha me zarf 1 mijë eurot oficeres së Policisë Gjyqësore, Anila Dushku dhe kjo e fundit i tha se vendimi do t’i vijë me zarf, që do t’i njoftohej mbyllja e çështjes.

Ndërkohë, në vendimin e prokurorit Xhelian Seferi shkruhej se ndërtimet janë pa leje, por ato ndërtime janë bërë para datës 31 mars 2024 dhe vepra penale “ndërtim i paligjshëm” është amnistuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Pra, qytetarja i ka paguar OPGj-së shumën prej 1 mijë eurosh, megjithëse vepra penale ishte amnistuar dhe prokuroria duhet të kishte marrë vendim shumë kohë më përpara!

Etiketa: Anila DushaGJKKOryshfetSpak

Lajme të lidhura

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij
Aktualitet

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Para
Trafikonin drogë nga Italia/ GJKKO liron 5 të pandehur, ja sa dënohen Branjol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina

Mashtrimet me mikrokreditë/ SPAK regjistron dosjen, shton akuza të reja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com