GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sa dëmtohet Shqipëria ekonomikisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme

15:12 - 15/04/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa dëmtohet Shqipëria ekonomikisht nga konfliktet në Lindjen e Mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vitet e fundit, tensione të përshkallëzuara deri në sulme kanë bërë që rendi politik, por edhe ai ekonomik të jetë i pasigurt. Ndërsa bota po i rikthehej disi ekuilibrit ekonomik të cënuar nga një luftë në kufijtë e Europës mes Rusisë dhe Ukrainës, së fundmi kemi në skenë edhe një rrezik tjetër që pritet të prekë sërish ekonomitë botërore.

A e nxit konflikti në Izrael shkëndijën e alarmit për stabilitetin e çmimeve?

Lufta në Izrael pritet të ketë ndikime në ekonominë e shumë vendeve, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Ekspertët edhe më parë kanë parashikuar një rritje të çmimit të karburanteve, për shkak se importi më i madh i tyre kryhet nga vendet e Lindjes së Mesme. Gjithashtu, konflikti mund të rrisë çmimet e energjisë në bursat ndërkombëtare.

‘Scan Intel’ ka analizuar marrëdhënien tregtare mes vendeve të Lindjes së Mesme dhe Shqipërisë, për të parë më në detaje si mund të ndikojë ky konflikt.

Nga të dhënat e analizuara vihet re se pesha e importeve të Shqipërisë me vendet e Lindjes së Mesme vlerësohet në 13%, që do të thotë se ekonomia e vendit tonë do të prekej jo vetëm indirekt, por edhe në mënyrë direkte. Le të analizojmë më në detaje marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin dhe Iranin, si dhe peshën e tyre në ekonominë Shqiptare.

Shqipëria dhe Izraeli kanë qenë palë të marrëveshjeve diplomatike dhe ekonomike për 32 vite me radhë. Aktivitetet reciproke dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve lidhen me shkëmbimet tregtare të cilat kanë shfaqur një tendencë interesante viteve të fundit. Totali i importeve në vitin 2023 arriti në vlerën 4.3 miliardë lekë, duke reflektuar një rënie krahasimisht me një vit më pare, por më e lartë se në vitin 2021 dhe 2020. Përsa i përket peshës që zënë importet me Izraelin rezulton se këto importe zënë 0.5% të importeve totale. “Scan Intel” ka analizuar këtë marrëdhënie në terma absolute sipas kapitujve, ku rezulton se importet më të larta janë ato të lëndëve djegëse, mineraleve dhe vajrave

Por si paraqiten marrëdhëniet tregtare me Iranin?

Qeveria shqiptare ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin para më shumë se një viti, si pasojë e rezultateve të hetimit mbi sulmin kibernetik të ndodhur më parë ndaj faqeve kryesore të administratës.

Por si qëndrojnë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve?

Të dhënat tregojnë se Irani zë një peshë mjaft të vogël në shkëmbimet tregtare me vendin tonë. Në drejtim të importeve, të paktën referuar të dhënave për vitin 2023, shifrat tregojnë se Irani zë vetëm 0.03% të totalit në vlerë. Bëhet fjalë për një total prej 291 milionë lekësh importe përgjatë të gjithë vitit. Nëse kalojmë te eksportet, shohim se rëndësia e Iranit në shkëmbimet tona tregtare është edhe më e parëndësishme.

Në drejtim të investimeve të huaja bie në sy prania e disa vendeve të Lindjes së Mesme, por më një peshë të ulët, përveç Turqisë e cila është ndër investitorët kryesorë.

Duke qenë se Shqipëria është një vend që varet nga importet, efektet zinxhir të konfliktit mund të pasqyrohen edhe në ekonominë shqiptare. Theksojmë se Lindja e Mesme është një pikë me interes gjeopolitik për shkak të vendndodhjes dhe daljes në dete të ndryshme, pra në një farë mënyre përfaqëson kufirin midis Perëndimit dhe Lindjes, por edhe për shkak të pasurisë minerale dhe energjetike si nafta, gazi natyror, ari etj.

Etiketa: ekonomia shqiptareLindja e MesmeLUFTE LINDJA E MESME

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përgënjeshtron lajmin, “Shell nuk është tërhequr”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përgënjeshtron lajmin, "Shell nuk është tërhequr"

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com