GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sa do zgjasë kriza ekonomike? Shano: Inflacioni ka kapur majat, shqiptarët po mbijetojnë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa do zgjasë kriza ekonomike? Shano: Inflacioni ka kapur majat, shqiptarët po mbijetojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për “Fax News” ekonomisti Dritan Shano foli mbi situatën ekonomike në vend dhe çfarë pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Shano u shpreh me bindje se rritja e inflacionit do të jetë e pranishme për më shumë se një vit tjetër, dhe se kriza ekonomike nuk vjen vetëm nga agresioni në Ukrainë por është produkt i qeverive të shteteve.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Parashikimi i fundit i vitit, ky tetor si e gjen ekonominë e vendit tonë?

Shano: Ekonomia jonë si në shtator, tetor, edhe më tej do jetë jo produktive, që nuk e ndihmon qytetarin shqiptar të ecë para, i shërben vetëm për të mbijetur. Shqiptarët ikin nga Shqipëria se duan të jetojnë, jo të mbijetojnë. Inflacioni do vijojë të jetë i lartë, ndoshta për më shumë se një vit, është krijuar nga qeveritë, nuk është dukuri natyrore, është politikë qeveritare.

Të gjitha qeveritë e botës në deliret e tyre për të mundur një virus me mjetet e tyre burokratike kanë prodhuar një inflacion të përmasave të paimagjinueshme. Ky inflacion do jetë me ne për gjatë, është taksë që ul fuqinë blerëse. Po tentohet të mbulohet me situatën në Ukrainë, nuk është kështu, s’shërben dot si filtër atë që qeveritë bënë gjatë periudhës së pandemisë. Ky s’është parashikim, kjo do ndodhë.

Derisa teprica e parasë të shkarkohet si uji në banjo, ne do vazhdojmë me këtë inflacion dhe natyrisht Shqipëria është vend që do e ndjejë akoma më shumë. Presioni inflacionar psh në Itali, transferohet shumë kollaj te ne. Kemi dhe problemin e çmimit të energjisë elektrike.

Ne ndikohemi nga çdo politikë e mbrapshtë e Gjermanisë apo BE-së, paguajmë këtë çmim. Se sa do importojmë ne te pjesa e energjisë ende nuk e dimë, edhe tentativat në një kohë të lagësht për të rritur çmimin e energjisë, i gjej të pajustifikuara. Ato dy anije nuk mund të zëvëndësojnë TEC-in.

Ardhja e SHBA-së në bregun jonian me furnizimin me gaz të lëngshëm, është më shumë se sa garanci për sigurimin e energjisë, është gjurmë gjeo-politike e mirëpritur. Do kisha preferuar një TEC dhe jo dy anije të Gjermanisë.

Pyetje: Pse nuk funksionoi çështja e pyllit, TEC mund të vendosej me shumë më pak buxhet?

Shano: TEC-i Vlorës nuk i plotësonte kushtet teknike, tendenca në këtë vend sa herë ndërrohet pushteti është sikur zerojmë ça ka bërë paraardhësi dhe ja nisim nga e para, si “çarçaf i bardhë”. Njerëzit nuk e shohin njëri tjetrin si bashkëpunëtor, por si armik që duhet asgjësuar. Ajo që i mungon Shqipërisë në këto 32 vjet, është mungesa e besimit te njëri tjetrit, nuk ka zhvillim pa besim.

Etiketa: inflacionikriza ekonomikjeShano

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
Nga nevoja për fusha, te e ardhmja e Edy Rejës: Armand Duka thotë gjithçka

Kombëtarja, futbolli i femrave dhe projektet e FSHF-së, rrëfehet Armand Duka

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com