GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

14:21 - 03/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Numri i lartë i infektimeve në vend, Gjermania fut Shqipërinë në zonën e rrezikut të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që prej 31 vjetësh Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumenta ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremoniale pas rënies së Murit të Berlinit. Por ajo që pasoi nuk i entuziazmoi të gjithë njësoj, kryesisht në lindje të Gjermanisë, ku ndërmarrjet u shkatërruan dhe shumë vetë humbën vendet e punës. Ajo që shumë njerëz të gjeneratës që sot janë në pension e ngrenë si shqetësim është, se jo gjithçka është zhvilluar aq mirë sa pritej: p.sh. ende ka dallime në paga, në lindje pagat janë më të ulëta se në perëndim të vendit. Edhe pensionet në lindje ende nuk kanë arritur nivelin si në perëndim. Ka ende shumë punë në këtë drejtim.

Megjithatë shumë gjëra në shumë drejtime kanë ecur me sukses, veçanërisht për brezin e ri. Shembulli i një familjeje nga të dyja anët e Gjermanisë, që kanë krijuar modelin e tyre të biznesit duke e realizuar projektin e jetës së tyre pavarësisht kundërshtive e provon më së miri këtë: Në lindje të Gjermanisë rreth 100km në perëndim të Berlinit gjendet ferma e parë në mbarë Europën e algave, sikurse na thotë familja. Në fermën e tyre në bregdet kultivohen mikroalgat, që konsiderohen si arma e së ardhmes në luftën kundër ngrohjes së Tokës. Këto alga deti mund ta thithin nga atmosfera dioksidin e karbonit e nga ana tjetër ato janë edhe një ushqim me vlerë.

Sipërmarrja e çiftit Jörg Ullmann dhe Kirstin Knufmann është specializuar për algat. Madje ata janë njohur me njeri-tjetrin pikërisht nga puna me algat. Kirstin Knufmann është themeluese e sipërmarrjes RawAndPure, që prodhon ushqime të shëndetshme cilësore bazuar edhe tek algat. 

Ndërkohë Jörg Ullmann shpjegon, se si ai pati idenë që në territorin e firmës të instalonte edhe Start-Ups. E pikërisht në këtë moment erdhi Kirstin me idenë, që biznesin e saj që kishte ecur mirë ta vendoste në një hapësirë të re. Kësisoj përmes këtij kontakti lidhur me punën ne u njohëm dhe u lidhëm më shumë bashkë edhe përtej punës. Ishte si të thuash edhe dashuri me shikimin e parë, thotë ai.

Ata të dy sot drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme, gjë kjo jo e vetëkuptueshme në lindje. Sepse pas ribashkimit të Gjermanisë ekonomia në landet lindore të ish-RDGJ-së u rënua. Kirstin Knufmann: „Dallimet sot nuk janë aq të dukshme, megjithatë nëse u referohesh posteve drejtuese, vëren, se shumica janë të zënë nga gjermano-perëndimorët. Personalisht nuk mendoj, se kjo është keq, por besoj se tashmë me kalimin e kohës mund të rivendoset ekuilibri, sepse në fillimet e kthesës në lindje gjërat duheshin përpunuar njëherë.”

Ferma e algave është e suksesshme. Çifti i ri ka njohur fillimisht lindjen, ndërsa tani janë të suksesshëm në perëndim. Jörg Ullmann mundi të studiojë atë që dëshironte dhe të bënte punën që donte pas rënies së Murit të Berlinit. Edhe Kirstin Knufmann e konsideron bashkimin vërtetë si një fat të madh edhe për të perosnalisht. Ajo thotë, se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur ajo nuk do të kishte jetën që ka sot me harmoninë në familje me bashkëshortin dhe fëmijët si dhe biznesin e suksesshëm. „Jam mirënjohëse dhe e gëzuar për shanset dhe mundësitë, që mu dhanë mua për përjetimin e të gjitha këtyre duke qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Bashkimi është për mua gëzim dhe mirënjohje”.

Për brezin e ri Gjermania e Bashkuar është e vetëkuptueshme. Ndarjen e Gjermanisë brezi i ri do ta mësojë vetëm nga librat dhe rrëfimet në famlije./ DW

Etiketa: DWGjermani

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
E dyta më e madhja në qytet,  bombë në një xhami në Kabul, vriten disa civilë

E dyta më e madhja në qytet, bombë në një xhami në Kabul, vriten disa civilë

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com