GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

23:15 - 06/07/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fëmijët e mësojnë gjuhën nga njerëzit që ndodhen përreth tyre. Nëse ata janë të ekspozuar ndaj shumë gjuhëve, mund të rriten si njerëz që flasin 2 ose më shumë gjuhë. Dhe këto lloj mjedisesh nuk janë të pazakonta. Gjuhëtarëve bien dakord, se sot shumica e fëmijëve në botë rriten duke dëgjuar shumë gjuhë.

Por sikur një fëmijë të rritet në një mjedis, ku është i ekspozuar ndaj dhjetëra apo qindra gjuhëve? Ne mund të imagjinojmë një personazh si Oliver Tuisti, i rritur në një lloj stacionihekurudhor global, që ndërvepron me shumë punonjësish të stacionit dhe vizitorë nga e gjithë bota.

A mund të bëhet shumëgjuhësh një fëmijë i tillë? Ndoshta jo, thotë Suzi J.Stajls, psikologe zhvillimi në Universitetin Teknologjik Nanjang në Singapor, e cila studion përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Një nga pengesat është koha: Ndaj sa më shumë gjuhëve të jeni të ekspozuar, aq më pak ekspozim keni ndaj secilës prej tyre.

Nëse jeni duke mësuar 365 gjuhë brenda një viti, atëherë nuk mund të keni më shumë se një ditë të plotë ekspozim ndaj secilës prej tyre. Po ashtu, skenari ynë hipotetik lë jashtë diçka thelbësor:atë që dëshiron vetë fëmija. Fëmijët nuk janë thjesht sfungjerë që thithin gjithçka rreth tyre.

Ata i kushtojnë vëmendje botës dhe zhvillojnë ndjenja dhe opinione për të, dhe kjo luan një rol të madh në mënyrën se si mësojnë. “Fëmijët motivohen duke i parë të tjerët të përdorin gjuhën e tyre së bashku. Dhe ata janë përgjithësisht të motivuar të përdorin ato gjuhë, që ata shohin se kanë ndikimin më të madh social”- shprehet Stajls.

Nëse një udhëtar i rastësishëm endet nëpër stacion duke folur një gjuhë të panjohur dhe askush nuk i kushton vëmendje, ndoshta edhe fëmija nuk do ta bëjë këtë. Por nëse një personi lezetshëm shfaqet duke folur islandisht ose minoanishten e lashtë, dhe të gjithë do të kthejnë kokën për ta parë, edhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse njerëzit do të duken të emocionuar dhe të interesuar të flasin me të sapoardhurin, fëmija mund të ketë përshtypjen se gjuha është e lezetshme dhe e dëshirueshme për t’u mësuar. Fëmijët i kushtojnë më shumë vëmendje fjalëve të njerëzve, për të cilët kanë interes dhe që duan t’i imitojnë.

Me fjalë të tjera, për të mësuar shumë gjuhë, fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ekspozim, por edhe për motivim. “Një vend veçanërisht i njohur për dendësinë e tij gjuhësore janë malësitë e Papua Guinesë së Re, ku aftësia për të komunikuar në disa gjuhë fqinje, është një avantazh i madh social. Në situata të tilla, fëmijët mund të mësojnë të komunikojnë rrjedhshëm në një shumëllojshmëri të madhe gjuhësh”-thotë ekspertja.

Prandaj, në rast se doni të inkurajoni një fëmijë të mësojë shumë gjuhë, duhet ta ekspozoni ndaj sa më shumë prej tyre, dhe t’i bëni ato gjuhë që të duken të dëshirueshme, madje edhe

të lezetshme në sytë e tij. Si arrihet kjo? Unë mund të mos jem personi më i duhur që duhet pyetur. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira “Si të bëjmë diçka në shkollë që fëmijëve t’u duket e lezetshme”, është një aftësi që nuk e kam fituar kurrë. /Bota.al/

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Boris Johnson shkarkon Ministrin më të vjetër në pushtet

Boris Johnson shkarkon Ministrin më të vjetër në pushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen
Botë

Liderja e opozitës së Venezuelës Machado në Shtëpinë e Bardhë, i dorëzon Trumpit Çmimin Nobel për Paqen

23:11 - 15/01/26

«Presidenti nuk e ka ndryshuar mendimin». Ndërsa takimi mes Donald Trump dhe Maria Corina Machado-s ishte ende në zhvillim, zëdhënësja...

Lexo më shumë
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

A do të sfidojë Berishën për drejtimin e partisë në zgjedhje? Ja si përgjigjet Salianji

21:48 - 15/01/26
Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

Salianji: Sallat po mbushen plot me demokratë, lidershipi i ka braktisur

21:23 - 15/01/26
Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

Shqipëria nën ujë, mbledhja e KM pa reagim: Rama pa vendim për dëmshpërblimet, Balluku pa masa për infrastrukturën

21:15 - 15/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com