GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Sa kafeinë përmban një filxhan kafe? Ja ndikimet në organizëm

09:28 - 02/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa kafeinë përmban një filxhan kafe? Ja ndikimet në organizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kafeja është pa dyshim një nga pijet më popullore në botë. Një filxhan ekspres apo makiato janë një refren i njohur tashmë që e dëgjon thuajse në çdo bar apo lokal.

Kjo pije e traditës botërore njihet gjithashtu edhe si ndër burimet më të mëdha të kafeinës.

Një substancë që vepron si stimulues për sistemin nervor që ndonjëherë mund të kthehet edhe në problem për trupin e njeriut.

Sot në botë njihen shumë lloje kafesh të cilat janë të ndryshme si në përbërje ashtu edhe në shije.

Megjithëse kafeina është gjithnjë prezente në këtë pije, sasitë e saj mund të variojnë të ndryshme në çdo filxhan të saj.

Në këtë artikull AgroËeb.org ju shpjegon sasitë e sakta që përmbajnë lloje të ndryshme të kafesë dhe efektet që ato kanë në trup.

Ndonëse ka shumë faktorë që e ndikojnë kafeinën tek një kokërr kafeje, AgroËeb.org ju shpjegon përafërsisht sa mg kafeinë përmbajnë llojet më të njohura të kësaj pije.

 

Kafja Ekspres

Kafja në versionin ekspres është një pije e fortë që përfitohet nga makineria e ekspresit prej të cilës ka marrë dhe emrin.

Sasitë dhe masat e servirjes së kësaj kafeje janë në filxhanë të vegjël për shkak të sasisë së madhe të kafeinës që përmban.

Një porcion i kësaj kafeje është sa gjysma e filxhanit të zakonshëm.

Ndërsa vetëm rreth 29 mililitra e saj përmban 60-102 mg kafeinë.

Konsiderohet si një nga kafetë më të forta dhe të dëmshme për organizmin.

Duke qënë në sasi të vogla konsumhet edhe më shpesh gjatë ditës.

Nëse konsumoni më shumë se 5 të tilla në ditë efektet në shëndet dhe në zemër mund të jenë negative.

 

Kafe Dekafeinato

Nga ana tjetër ekziston kafeja dekafeinato e cila është thuajse e pastër nga sasitë e  kafeinës.

Ky lloj rekomandohet më shpesh se të tjerat edhe nga mjekët pikërisht për këtë fakt.

Gjithsesi edhe kafeja dekafeinato ka një sasi të vogël të kafeinës që fillon nga 2-3 mg kafeinë në çdo 200 ml.

 

Kafe Turke

 

Një ndër pijet më të njohurat e traditës Turke dhe e shpërndarë  thuajse në të gjithë Ballkanin.

Kafja turke kërkon një proçes më artizanal të përgatitjes ndryshe nga llojet e tjera të kafesë.

Përbëhet nga pluhuri i bluar i kafesë i tretur në ujë të nxehtë.

Kështu formohet një lëng i trashë, pra kafeja.

Një filxhan rreth 100 ml nga kjo kafe përmban rreth 25 mg kafeinë.

 

Kafe Filtër

Kafeja filtër mund të përgatitet në mënyra të ndryshme dhe praktikisht është një kafe në një filtër apo qese të vogël.

Kjo qese e cila pasi futet në një makineri laget dhe shtypet me ujë të nxehtë formon edhe lëngun e kafesë.

Në 200 mililitra të kësaj kafeje ka rreth 95 mg kafeinë.

Efektet dhe rekomandimet për kafeinën

Ekspertët thonë që rreth 75 mg kafeinë në ditë mjaftojnë për të zgjuar shqisat dhe trurin.

Ndërsa nga 100 deri në 600 mg në ditë mjaftojnë për ta mbajtur trurin të përqendruar gjatë gjithë ditës.

Gjithsesi efektet e kafeinës në trup varen edhe nga personi në të cilin veprojnë.

Në disa organizma kjo substancë mund të ketë tolerancë më të madhe se në disa të tjerë.

Mbi 500-600 mg kafeinë në ditë mund çojnë në efekte problematike anësore.

Këtu përfshihen pagjumësia, rrahje të shpejta zemre, ankth, dhimbje stomaku dhe ndenja nervoziteti.

Ekspertët rekomandojnë mesatarisht rreth 200-400 mg kafeinë në ditë për një person.

Kjo sasi është e barabartë me rreth 2-4 filxhanë kafeje në ditë.

Në çdo rast niveli i kafeinës varet nga organizmi i personit që e konsumon.

Etiketa: kafekafeineLifestyle

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje

“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje

08:12 - 12/01/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026

07:51 - 12/01/26
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

07:41 - 12/01/26
Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com