GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sa lulishte u shkatërruan nga Veliaj në Tiranë për kulla

10:31 - 08/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sa lulishte u shkatërruan nga Veliaj në Tiranë për kulla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkatërrimi i lulishtes në qendër të Tiranës për t’i hapur rrugë punimeve të kullës 205 metra të lartë të quajtur “Mali i Tiranës”, u shoqërua me një sfidë direkte për kreun e opozitës, Sali Berishën. Fakti nëse ky do të fliste apo do të heshtte për kullën dhe pronarët e saj u pa si një test për llojin e opozitës që mund të bëjë Berisha. Madje vëmëndja për Berishën ishte më e madhe se sa përgjegjësia e Edi Ramës dhe Erjon Veliajt që hodhën firmat për lejen e ndërtuesve të kompanisë Nova Construction.

Në protestën që organizoi në hyrje të rrethimit të lulishtes në Rrugën e Barrikadave, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ishte i pari që e ceku mundësinë e përfshirjes së partive të opozitës në biznes me qeverinë. Ai foli për “parti të vjetra që përfitojnë nën rrogoz nga të njëjtët përbindësha prej betoni dhe nga të njëjtët oligarkë dhe nga të njëjtët gangster”.

Një deklaratë e tillë në protestë do kalonte në heshtje sikur një pjesë e mirë e mediave që kontrollohen nga qeveria të mos i bënin jehonë të njëjtit mesazh. Këta i hodhën dorashkën e sfidës Berishës nëse mund të fliste apo jo për shkatërrimin e lulishtes dhe ndërtuesit e kullës. Megjithëse nuk doli në protestë, edhe Lulzim Basha bëri një reagim në Facebook ku foli për “bashkëfajësi mafioze” dhe për një “kastë 33 vjeçare që bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni”.

Sfidës për të folur për kullën “Mali i Tiranës”, iu përgjigjën Sali Berisha dhe i biri, Shkëlzen Berisha. “Për t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve” shkroi Shkëlzen Berisha në rrjetet sociale.

Pak më pas, në një konferencë për mediat për inceneratorin e Tiranës, Sali Berisha reagoi edhe për kullën e re që do të ndërtohet në qendër “Në qoftë se Edi Rama paska dhënë leje për Shkëlzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, duhet të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes, apo Carlo Bollinos që të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anulojë menjëherë lejen” tha Sali Berisha.

Pavarësisht të gjithave, projekti “Mali i Tiranës” është përzgjedhur nga një juri e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që në datën 1 Tetor të vitit të kaluar. Dhe as Rama, as Veliaj nuk janë fshehut. Përkundrazi, aktiviteti për të përcaktuar projektin më të mirë arkitekturor u zhvillua i hapur dhe u transmetua live në disa media.

Ditën e sotme në zonën e rrethuar në lulishten ku do të ndërtohet kulla 205 metra e lartë ka skrepa dhe buldozerë që do të hapin gropën e ndërtimit. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 70 mijë metër katrorë. Kulla do të jetë 58 kate, me një lartësi prej 205 metrash dhe do të ndërtohet nga Nova Construction.

Shkatërrimi i një lulishteje nuk është hera e parë që ndodh në Tiranën që drejtohet nga Erjon Veliaj.

Në vitin 2015, një shumëkatësh rrëmbeu disa hektarë gjelbërim në krahun verilindor të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Në vitin 2017, një hapësirë e gjelbër, e njohur në kryeqytet si ish Parku i Autobuzëve u shkatërrua në vitin 2017, pas një leje ndërtimi që mundësoi ngritjen e një kompleksi pallatesh shumëkatëshe. Njësoj në fillim të rrugës së Elbasanit u prish në vitin 2018 një pjesë qëndrore e parkut ikonik të kryeqytetit, i ashtuquajturi “Lodrat e Elbasanit”, ndërsa më pas projektet e betonit kanë avancuar në disa zona të gjelbra, si tek Garda e Republikës që është zhvendosur tashmë për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumëkatëshe.

Është e qartë se Bashkia e Tiranës nuk ka më asnjë fuqi që t’i bëhet barrierë projekteve të betonizimit të qytetit në funksion të biznesit, ndryshe nga çfarë premtoi Veliaj para se të zgjidhej kryetar bashkie në vitin 2015. /Lapsi.al/

Etiketa: kullalulishteVeliaj

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
‘Beleri’, reagon Greqia: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet përkeqësohen

'Beleri', reagon Greqia: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet përkeqësohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet
Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

Prokuroria e Elbasanit ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet që prej ditës së djeshme kanë sjellë bllokimin...

Lexo më shumë
Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

Juglindja e paralizuar/ Rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende i bllokuar

13:00 - 22/02/26
Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

Myrto Uzuni e nis mbarë sezonin e ri në SHBA, shënon gol në barazimin 2-2 të Austin FC

12:30 - 22/02/26
Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

Një paralelizëm i dhimbshëm social në kryeqytetin tonë

12:15 - 22/02/26
Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

Rruga Librazhd-Prrenjas e bllokuar nga shembja, fadromat e Artan Sakos gërryejnë Shkumbinin

11:22 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com