GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Sa më gjatë të rrish i qelbur në pushtet aq më kalama bëhesh

15:27 - 26/04/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
A po kërcen Prifti nga belaja?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Ylli Manjani

Denoncimi publik i Bardhit për Olsi Ramën është i kopsitur mirë

Gazment Bardhi është deputet dhe jo kallëzues popullor. As kallëzues me pagesë.

Si deputet ai ka bërë një denoncim jo pa bazë dhe jo pa logjikë, referuar disa fakteve që gjenden në dosje hetimore të Prokurorisë së Shtetit. Denoncimi publik i deputetit ka referenca të sakta numrash të dosjeve dhe fraksionet përkatëse. Ka referenca datash e ngjarjesh. Ka referenca hyrjesh e daljesh nga sistemi TIMS.

Denoncimi publik është i kopsitur mirë dhe shumë i vështirë për të mos u konsideruar.

Deputeti ka bërë detyrën publike duke denoncuar me referenca në dokumente zyrtare dhe, nuk presupozohet të bëjë kallëzim për një çështje që zyrtarisht është e hapur.

Deputeti thjesht vë në dukje pse nuk plotësohet ajo dosje me fakte të tjera dhe të dërgohet për gjykim.

Një deputet e ka për detyrë kushtetuese të kërkojë hesap prokurorisë për këtë gjë.

Në këtë kuptim deputeti s’ka pse të jetë kallëzues, pra të bëhet me zor palë në një proces hetimor që është në ngarkim të dikujt tjetër. Duke u bërë palë me një kallëzim do të ndihmonte të sfumonte dosjen reale “Xibraka”.

Prokuroria ka barrën publike të na tregojë sa më shpejt, mundësisht me kërkesë për gjykim dhe me persona nën akuzë, se ç’ka bërë me këtë dosje që ka denoncuar deputeti.

Këtë njoftim presim nga Prokuroria, jo kallëzimet e personave nën hetim apo të pandehurve të mundshëm në dosjen ende të hapur “Xibraka”.

Kallëzimi kundër Gaz Bardhit për të treguar që ky s’ka bërë kallëzim është tautologji pa bukë. Zë lajmet për vetëm gjysëm ore dhe kaq.

Pastaj, këta të marrin edhe të pandehur e të dënojnë për kallëzim të rremë edhe pa bërë kallëzim. Shihni rastin kundër deputetit Ervin Salianji…

Pra qëllimi nuk ishte ndëshkimi i Gaz Bardhit, por sfumimi i çështjes “Xibraka” që bën muuuuuu.

Kur qelbesh në pushtet, sa më i gjatë të jesh aq më të vogla i bën lojërat.

Sa më gjatë të rrish i qelbur në pushtet aq më kalama bëhesh.

Etiketa: kalamapushtet

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Si do jet moti këtë fundjavë!

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com