GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Sa më shpejt shoqeee”, mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit Entela Çano: Please zjarr… / Hetimet

12:44 - 26/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Sa më shpejt shoqeee”, mesazhet mes Erion Isait dhe fitueses së tenderit Entela Çano: Please zjarr… / Hetimet

Erion Isai dhe Entela Çano

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet e Prokurorisë kanë zbuluar prova të reja që hedhin dritë mbi dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në një procedurë prokurimi publik në Bashkinë Kolonjë. Nga aktet e administruara dhe veçanërisht nga këqyrja e një ekspertimi telefonik, rezultojnë biseda komprometuese midis zyrtarëve vendorë dhe përfaqësuesve të kompanisë fituese.

Në fashikujt e dosjes së SPAK janë pasqyruar edhe bisedat e zhvillua në aplikacionin “WhatsApp”, përmes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai dhe Entela Çanos,  administratores së shoqërisë  “A&E Engineering” sh.p.k., fituese e tenderit me objekt: “Mbikëqyrje punimesh për ndërtimin e ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave – Faza e dytë nga burimet e Kozelit” (REF-74151-10-06-2020).

Në datën 1 korrik të vitit 2020, Isai i sugjeron Çanos që të bëjë reduktime parametrash, një llogaritje paraprake financiare dhe dorëzimin sa më të shpejtë të dokumentave.

“Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem”, i thotë Çano-Isait.

Ndërkohë që në një tjetër bisedë e cila është zhvilluar në datën 3 korrik 2020, kryebashkiaku dhe administratorja kanë shkëmbyer mesazhe dhe një telefonatë, në vazhdim të bashkëbisedimeve për tenderin. Nga përmbajtja e këtyre komunikimeve, grupi hetimor dyshon për ndikim të paligjshëm gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit të tenderit.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal ndaj Erion Isait më 29 shkurt 2024, pas kallëzimit të shtetasit Esmerald Xhafa, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal. Meqë objektet e hetimit përputhen, është vendosur bashkimi i kësaj çështjeje me procedimin penal nr. 280/2020.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, objekt i hetimit të këtij procedimi penal rezulton të jenë procedurat e prokurimit si më poshtë:

1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.

2. Procedura e prokurimit me objekt “Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës KorçëErsekë, loti i 2 (pjesa e parë)”, me nr. REF-75548-10-14-2020.

3.Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF-68285-08-11-2020.

4.Procedura e prokurimit me objekt “Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit”, me nr. REF REF-74151-10-06- 2020.

Përveç kryebashkiakut Isai, në cilësinë e të pandehurve janë marrë edhe gjashtë zyrtarë të tjerë të Bashkisë Kolonjë, përfshirë anëtarë të njësisë së prokurimit, komisionit të fondit limit dhe specifikimeve teknike. Dyshohet se të gjithë kanë bashkëpunuar në shkeljet e pretenduara gjatë procedurave të tenderimit.

Bisedat:

Biseda të bëra në datën 01.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Një telefon i sekuestruar gjatë hetimeve nga prokurori Dritan Prenci ka nxjerrë në dritë biseda në aplikacionin WhatsApp mes kryebashkiakut Erion Isai dhe Entela Çano, administratore e kompanisë fituese të tenderëve, “A&E Engineering” sh.p.k.

Përmbajtja e bisedave të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?”

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

“Sa më shpejt shoqeee”, dalin MESAZHET mes Erion Isait dhe

Pjese nga dosja

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes shtetasve Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe shtetases Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

Në orën 12:39, 12:40 dhe 12:42, shtetasja Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga shtetasi Erion Isai.

Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin “Shoqeeee”.

Në orën 12:46, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin “Isha ne telefte me falesh’”.

Në orën 12:47, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:48, shtetasja Entela Çano telefonon shtetasin Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 13:09, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu shtetasja Entela Çano i

dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Njeri variant..eshte edhe nje tjeter qe do te te dergoj”. (Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin “Prev me fond rezerve 1%” (rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin “Oki”.

Etiketa: A&E EngineeringA&E Engineering shpkEntela ÇanoErion IsaiKryesore1tender

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Para
Rrebeshe shiu dhe reshje dëbore/ Parashikimi i motit për sot

Plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com