GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Sa ngjason personazhi me karakterin e tyre? Flasin protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa ngjason personazhi me karakterin e tyre? Flasin protagonistët e “Në kuadër të dashurisë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i parë filmik, i cili pritet të ketë premierën në tetor.

Yjet e filmit, në një intervistë ekskluzive, kanë dhënë disa detaje nga roli i tyre, por nuk kanë lënë pa përmendur edhe ngjashmëritë dhe ndryshimet që kanë me personazhin…

Luiz Ejlli: “Nuk mund të them se është Besi ai Luizi në “Big Brother”, sepse ishte shumë energjik, me shumë batuta, shumë ngacmues. Nuk po jap emra banorësh, por po them që Besi nuk ka qenë fare në atë shtëpi, nuk ka lidhje me “Big Brother”, është komplet tjetër, por siç e theksova edhe në fillim, është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kur mora skenarin në faqen e parë ishte pikërisht titulli, “Në kuadër të dashurisë”. U ndjeva shumë i privilegjuar, i gëzuar që një shprehje që e kam përdorur unë brenda shtëpisë, që ishte “në kuadër të lojës” për gjithçka që thoja. Dhe kjo “Në kuadër të dashurisë” për mua është diçka e jashtëzakonshme.”

Sara Hoxha: “Aria dhe Sara kanë shumë ngjashmëri në karakter. Ështe diçka që mua ma ka lehtësuar aktrimin, duke qenë se unë e kam gjetur shumë veten tek Aria. Më përshtatet shumë si karakter dhe më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë edhe emri, kështu kemi dashur ta quajmë edhe Poin para se të lindte. Kështu që Aria ka qenë karakteri perfekt për mua.”

Besmir Bitraku: “Vjen vetëm si fakt, nuk vjen si ngjarje, por shpresoj që të lë një gjurmë dhe një ngjyrë interesante.”

Roerd Toçe: “Në fakt Klejdi ka shumë të përbashkëta me Roerdin, nuk e di në sensin romantik të gjësë, nuk e di a jam unë aq ekspresiv, aq flirtues apo aq i mirë në raport me një vajzë. Por që Roerdi ka shumë të përbashkëta në sensin bohem e nostalgjik. Unë do të doja t’i jepja pak siguri Roerdit nga personazhi i Klejdit, të ishte pak më këmbëngulës dhe të ishte pak më i shkathët.”/Top Channel

Etiketa: Besmir Bitrakuluiz ejlliNe kuader te dashuriseRoerd ToçeSara Hoxha

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Lodhje apo goditje nga dielli? Ja si t’i dalloni diferencat

Lodhje apo goditje nga dielli? Ja si t’i dalloni diferencat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të...

Lexo më shumë
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com