GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Sa orë duhet të flini? Ja këshillat për një gjumë të mirë

08:22 - 02/03/24
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Magnez për të luftuar pagjumësinë? Ja çfarë thonë mjekët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës ose detyrimeve familjare. Dhe nëse e dini se keni nevojë për një sasi specifike gjumi, thjesht duhet të kuptoni se në cilën orë duhet të shkoni në shtrat.

Ky artikull do t’ju ndihmojë të kuptoni se si të llogarisni kohën më të mirë për të shkuar në shtrat bazuar në orën e zgjimit dhe ciklet natyrale të gjumit.

Për sa gjumë keni nevojë?

Sipas burimeve, këto janë udhëzimet e përgjithshme për grupmoshat e ndryshme:

  • Një i porsalinur : 14 deri në 17 orë.
  • Një fëmijë nga mosha 5 vjeç – 12 vjeç: 10 deri në 13 orë.
  • Një adoleshent: 8 deri në 10 orë.
  • Një i rritur: 7 deri në 9 orë.
  • Një i moshuar: 7 deri në 8 orë.

Megjithatë kjo mund të jetë e ndryshme për çdo individ, pasi nevojat e trupit ndryshojnë nga një njeri tek tjetri.

Si të llogarisni sa orë duhet të flini?

Për të llogaritur se sa orë duhet të flini, ju duhet të bazoheni në:

– kohën tuaj të zgjimit

– plotësimin e pesë ose gjashtë cikleve 90-minutëshe të gjumit.

Nëse synoni të flini nga 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë, atëherë ju nevojiten 5 deri në 6 cikle 90-minutëshe.

Për shembull, nëse ju duhet të zgjoheni në orën 6 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju duhet të flini rreth orës 10 të mbrëmjes.

Dhe nëse ju duhet të zgjoheni në orën 7 të mëngjesit, për 7 orë gjumë, ju tregohet që ju duhet të flini rreth orës 11 të mbrëmjes.

Shenjat që tregojnë se nuk po flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës tuaj, prandaj është e rëndësishme të mësoni të njihni disa nga shenjat e pagjumësisë dhe të mundoheni t’i trajtoni ato.

Disa prej tyre janë:

  • – përgjumje gjatë ditës
  • – jeni të irrituar
  • – jeni më pak produktiv dhe i fokusuar
  • – oreksi më i madh
  • – gjykimi dhe vendimmarrja juaj është e dobët
  • – keni rrathë të errët poshtë syve

Këshilla për një gjumë më të mirë.

  • Ushtrohuni rregullisht gjatë ditës dhe jo para se të flini, sepse kjo mund të ndërpresë ciklin tuaj të gjumit.
  • Ekspozimi në diell mund të ndihmojë në ruajtjen e ritmit cirkadian të trupit tuaj, që ndikon në ciklin e gjumit dhe zgjimi.
  • Mundohuni të mos bëni flini pasditeve vonë.
  • Mundohuni të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.
  • Kufizoni alkoolin, kafeinën dhe nikotinën në mbrëmje.
  • Fikni pajisjet elektronike të paktën 30 minuta para gjumit. Drita e tyre mund të stimulojë trurin tuaj dhe ta bëjë më të vështirë të bini në gjumë.
  • Krijoni një rutinë relaksuese para gjumit, si të bëni një banjë të ngrohtë, të dëgjoni muzikë qetësuese ose të lexoni një libër.
Etiketa: gjumkeshillamire

Lajme të lidhura

FOTO/ 45-vjeçari shndërron autobusin e vjetër në apartament modern
Lifestyle

FOTO/ 45-vjeçari shndërron autobusin e vjetër në apartament modern

20:59 - 09/05/25
Ja çfarë të prish më shpesh humorin, sipas shenjës së horoskopit
Lifestyle

Ja çfarë të prish më shpesh humorin, sipas shenjës së horoskopit

17:27 - 09/05/25
Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare
Lifestyle

Sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

12:39 - 09/05/25
Para
The Economist: Rrjetet sociale po “vdesin”

The Economist: Rrjetet sociale po “vdesin”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ cakton ndarjen e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për partitë politike!
Aktualitet

Celibashi apel numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor

11:55 - 15/05/25

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje grupeve të numërimit dhe KZAZ-ve që të intensifikojnë...

Lexo më shumë
EURO U17 “Shqipëri 2025”, FSHF dhe UEFA firmosin Deklaratën e të Drejtave të Njeriut për një futboll gjithëpërfshirës

EURO U17 “Shqipëri 2025”, FSHF dhe UEFA firmosin Deklaratën e të Drejtave të Njeriut për një futboll gjithëpërfshirës

11:52 - 15/05/25
“Sa lekë more për votat?” Paloka: Po kërcënojnë ata që denoncuan  vjedhjen, Rama ta harrojë se…

“Sa lekë more për votat?” Paloka: Po kërcënojnë ata që denoncuan vjedhjen, Rama ta harrojë se…

11:44 - 15/05/25
Kosovë/ Deputetët mblidhen për të njëmbëdhjetën herë për konstituimin e Kuvendit

Kosova ende pa Kuvend, dështon edhe përpjekja e 16-të

11:41 - 15/05/25
Delegacioni rus mbërrin në Turqi për bisedimet e paqes pa Putinin

Delegacioni rus mbërrin në Turqi për bisedimet e paqes pa Putinin

11:27 - 15/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com