GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sa të rrezikuar jemi nga gripi dhe covid? Alimehmeti jep këshillat dhe paralajmëron për…

në Aktualitet, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Alimehmeti: Problemi kryesor i vendit shpopullimi, fatkeqësia jonë është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me uljen e temperaturave në kulmin e sezonit të dimrit, në vend po qarkullon gripi dhe viroza të tjera shoqëruese. Për të zbuluar sesi qëndron situata dhe si duhet të mbrohemi nga virozat e stinës, në “Ditari” i A2CNN ishte i ftuar mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti.

Ai u ndal veçanërisht te COVID-i duke theksuar se virusi që “tmerroi” botën duke e çuar në pandemi për dy vite, është i pranishëm mes nesh më tepër me variantin Omicron, por nuk duhet të shqetësohemi, pasi “kërcënon” po aq sa një grip normal.

“COVID-i nuk erdhi për të ikur, ne këtë e kishim të qartë që në shkurt të 2020. Aktualisht kemi Omicron-in e famshëm. Ky variant duket aq shumë i përshtatur me njeriun sa zor do i bëjë vend një varianti tjetër. Omicron-it i mungon rruga virale, që godet fort mushkëritë ndaj mundësia për tu komplikuar është 80% më e ulët se varianti Delta. Nuk ka një problematikë të shtuar, domethënë të sëmurë rëndë, shtrime me oksigjen. Rrugën e ka te familja e gripit, nuk ka shkuar ende por aty e ka vendin. Paracetamoli ose ibubrofreni mund të ndihmojë për ndonjë rast me dhimbje trupi. Në rast përkeqësimesh niset konsultimi me mjekun. Gripi, këto lloj virozash, kulmin e presim në janar. Presim rritje gjatë dhjetorit për të shkuar drejt janarit në rritje. Një virozë respiratorë nuk ka nevojë për asnjë trajtim, duhet të kujdesesh pak për veten, ta lësh trupin ta mundë.”

Epidemiologu u ndal më gjatë te fruthi, pasi virusi ka alarmuar pas Azisë edhe Europën. Sipas Alimehmetit edhe në Shqipëri janë regjistruar raste të shtuara, duke nisur që nga 2018 dhe problemi lidhet me mangësitë në programin e vaksinimit.

“Fruthi është një sëmundje që ishte zhdukur nga Shqipëria dhe Europa, por për shkak se kanë rënë programet e vaksinimit, ja ku po rishfaqet. Dhe po rishfaqet në ritme të paprecedentë. Sivjet jemi 3000% më shumë se vjet. Dhe vjet ishim më keq sesa parvjet. 37 shtete shpallën epidemi të gjera vitin e kaluar. Dhe vjet patëm vetëm 1 në rajonin europian, ndërsa tani kemi zyrtarisht Rumaninë.

Duke ditur shkallët e vaksinimit ku shkojnë është e qartë që do ketë problematika. Shqipëria në 2018 ka raportuar zyrtarisht 1466 raste dhe ne na u hoq statusi i vendit pa fruth, edhe Greqisë edhe Çekisë, Britanisë,. Është një problem që po kap gjithë Europën.

Është virusi më i transmetueshëm që njeh historia mjekësore. Ka të keqe se për nja javë ose më shumë njeriu nuk ka asgjë. Simptomat shfaqen 1 ose 2 javë pasi është infektuar. Ka temperaturë të lartë, hundë me sekrecione, një kollë, dhimbje koke. Klasike ka disa pika të bardha në pjesën e brendshme të faqes.

Tre katër ditë më pas nis të shfaqen njolla të kuqe në fytyrë dhe përhapen në të gjithë trupin. Shumë raste shkojnë shumë mirë, por fatkeqësisht është një sëmundje që mund të çoj deri në humbje jete.”

Etiketa: alimehmetiCOVIDkeshilla

Lajme të lidhura

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Para
Në 14 maj punoi për Veliajn, sot dëgjon fjalimet e Berishës/ Mesazhi i vajzës së re

Në 14 maj punoi për Veliajn, sot dëgjon fjalimet e Berishës/ Mesazhi i vajzës së re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com