GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Sa vlen jeta e njeriut? Sa duhet të shpenzohet për ta mbrojtur atë?

16:11 - 09/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Sa vlen jeta e njeriut? Sa duhet të shpenzohet për ta mbrojtur atë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkencat sociale, filozofike apo ato ekonomike nuk kanë dhënë një koncept të standardizuar për vlerën e një jete njerëzore. E megjithatë, kur analizohen rreziqet me të cilat përballet jeta njerëzore, me zgjedhjet që njerëzit bëjnë për të ruajtur shëndetin e tyre, vlerës së Jetës i jepet edhe një kuptim në shifra. Në rastin e një aksidenti automobilistik apo në vendin e punës, të një gabimi mjekësor, fatkeqësie natyrore, etj., fillojnë edhe përllogaritjet statistikore të kësaj vlere. Disa organizma si qeveria, gjykatat, apo shoqëritë e sigurimit, duhet të përcaktojnë një vlerë për të dëmshpërblyer në rast të humbjes së jetës së një njeriu, apo përkeqësimit të saj. Një metodë, e cila mund të përdoret nga politikëbërësit për të analizuar kostot dhe përfitimet në balancimin e mbrojtjes së shëndetit dhe investimeve në ekonomi, është ajo që vlerëson në terma monetarë shpenzimet e nevojshme për të evituar mundësinë e humbjes së një jete.

Studimet për këtë vlerësim sasior të Jetës, që ekonomistët e quajnë “vlera statistikore e një jete” (the value of a statistical life), janë të shumta. Ekonomistët Viscusi dhe Masterman në shkrimin e tyre Income Elasticities and Global Values of a Statistical Life (2017), referuar rastit të Shqipërisë,  vlerësojnë që jeta e një njeriu vlen rreth 625 mijë euro. Nëse konsiderojmë jetët e humbura nga pandemia Covid-19, sipas këtij parametri, vlerësohet që deri tani Shqipëria ka pësuar një humbje prej më shumë se 1.5 miliardë euro. Bazuar në këtë shifër, ky parametër mund të shërbejë në analizimin e kostove dhe përfitimeve për marrjen e masave shtrënguese në rast të përhapjes së mëtejshme të pandemisë në periudhat e ardhme.

Kritika kryesore që i bëhet këtij parametri është se ai tenton t’i atribuojë të njëjtën vlerë ekonomike jetës së njerëzve, situatat e të cilëve janë shumë të ndryshme, si për shembull: një i ri i shëndetshëm dhe i punësuar në një punë, ku krijon të ardhura të konsiderueshme, krahasuar me një të moshuar, në pension dhe me sëmundje patologjike, që rrisin probabilitetin e vdekshmërisë. Ekonomistët që mbështesin këtë metodologji vlerësimi sjellin në vëmendje që edhe agjencitë qeverisëse, kur marrin vendime për investime në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, nuk bëjnë dallime në vlerësimin e jetës së njerëzve, pavarësisht nëse ata janë të shëndetshëm apo të sëmurë, të rinj apo të moshuar, të pasur apo të varfër.

Referuar praktikave të aplikuara në vendin tonë për dëmshpërblimin në rast të humbjes së jetës rezulton se ai është 500 mijë lekë, në rastet e dëmshpërblimit nga shteti për humbjet e jetës nga fatkeqësitë natyrore, apo nga ndonjë fatkeqësi tjetër (VKM 329/2012), pa bërë dallime në bazë të moshës, gjinisë, gjendjes shëndetësore, etj. Vlerësimi shkon deri në miliona euro, nëse konsiderojmë rastin e sigurimit të jetës në mënyrë vullnetare.

Përsa i përket sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit deri më 30 qershor 2021 ka qenë në fuqi ligji 10076/2009, i cili rregullonte këtë fushë. Në bazë të këtij ligji në rast të humbjes së jetës në një aksident automobilistik, vlera e dëmshpërblimit nuk e tejkalonte kufirin e 20 milionë lekëve. Me hyrjen në fuqi të ligjit 32/2021 nga 1 korriku i këtij viti, ka një rritje të limiteve të përgjegjësisë, pasi vlera e dëmshpërblimit, për të dëmtuarit në një aksident automobilistik, arrin deri në 75 milionë lekë, ndërsa nëse ndodh vetëm një humbje jete dëmshpërblimi shkon deri në 32 milionë lekë. Pra, me ndryshimet ligjore, tashmë në fuqi, limiti i përgjegjësisë për person, në një aksident automobilistik, është rritur me 60%.

Natyrisht, metodologjia e përllogaritjes së vlerës së dëmshpërblimit në sektorin e transportit është më komplekse krahasuar, me rastet e dëmshpërblimit nga shteti ku vlera është fikse 500 mijë lekë, pasi merr në konsideratë disa faktorë, siç janë: mosha, niveli i të ardhurave personale, si dhe numri i pjesëtarëve të familjes së personit që ka humbur jetën. Sa më i ri të jetë personi që ka humbur jetën, me të ardhura personale të larta dhe numër të konsiderueshëm të familjarëve, aq më lart pritet të vlerësohet jeta dhe anasjelltas, nëse personi që ka humbur jetën është i moshuar, në pension dhe ka një familjar të vetëm, aq më e ulët do të jetë vlera e dëmshpërblimit.

Për të miturit deri në 16 vjeç, me hyrjen në fuqi të Rregullores nr. 125, datë 28.07.2021 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në rast humbje jete nga një aksident automobilistik ka një rritje me 150% të dëmit pasuror shëndetësor. Natyrisht, që për familjarët e të miturit asnjë shumë monetare nuk do të kompensonte dhimbjen e tyre, gjithsesi është gjykuar e domosdoshme rritja e limitit të dëmshpërblimit me hartimin e kuadrit rregullator në zbatim të Ligjit 32/2021.

Në rastet e humbjes së jetës si pasojë e një gabimi mjekësor, nga energjia elektrike, apo nga shkaqe të tjera për të cilat nuk janë të parashikuara dëmshpërblime nga shteti dhe as nuk janë të mbuluara me produkte nga shoqëritë e sigurimit nevojitet përcaktimi i një metodologjie për vlerësimin e dëmshpërblimit. Në mungesë të akteve ligjore apo rregullatore që parashikojnë një metodologji vlerësimi për këto raste, për të reduktuar arbitraritetin sugjerohet që, për përllogaritjen e vlerës së dëmshpërblimit, të aplikohet metodologjia e zbatuar për aksidentet në sektorin e transportit, sipas Ligjit 32/2021, si metodologjia më e plotë për vlerësimin e masës së dëmshpërblimit në rast të humbjes së jetës njerëzore. /Monitor

Lajme të lidhura

Banorët e Velipojës kundër ndërtimit të resortit: Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak!
Aktualitet

“Do vdesim për tokat e gjyshërve”/ Banorët e Rrjollit kundër resortit, përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet

11:30 - 14/02/26
Festa e të dashuruarve! Çfarë është “Shën Valentini”, legjenda që solli 14 shkurtin
Aktualitet

A është kjo ditë një festë e vërtetë dashurie, apo e faturave të çmendura!

09:02 - 14/02/26
Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro
Breaking Views

Planit të Rritjes i jepet drita jeshile, BE mbështet Kosovën me 882 milionë euro

20:45 - 13/02/26
Para
FOTO, Talebanët nuk kursejnë askënd, dhunojnë me kamxhik dhe shkopinj gazetarët

FOTO, Talebanët nuk kursejnë askënd, dhunojnë me kamxhik dhe shkopinj gazetarët

TË FUNDIT

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…
Aktualitet

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26

Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e...

Lexo më shumë
Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

Flet daja hero, 12 vite në kërkim të mbesës: Çfarë më tha Eva kur mbërriti nga Siria në…

17:53 - 14/02/26
Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

Prej vitesh jetoi në një kamp në Siri, Eva Dumani kthehet në Shqipëri

17:19 - 14/02/26
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

15:12 - 14/02/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

14:49 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com