GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Safet Gjici e jep me “qira” FK Kukësin deri në 2029, prezantohen drejtuesit e rinj

17:32 - 13/08/24
në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Safet Gjici e jep me “qira” FK Kukësin deri në 2029, prezantohen drejtuesit e rinj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atilio Biba, i cili njihet edhe mbiemrat Germenji dhe Guranjaku, është zotëruesi i 100% të aksioneve të Futboll Klub Kukësit, ndërsa administratori i ri i verilindorëve është emëruar Florjan Biba.

Drejtuesit e rinj kanë marrë zotërimin e Kukësit deri në vitin 2029 si dhurim nga familja Gjici dhe Braka Construction, ndërsa prezantimi i tyre do bëhet në një moment të dytë. Këtë të martë familja Gjici, përmes djalit të ish-presidentit dhe ish-kryetarit të bashkisë Kukës Safetit, Eronaldo, ka njoftuar se klubi nuk administrohet më nga ata.

“Padyshim një moment prekës që sot pas  vitesh familja Gjici njofton fundin e një kapitulli të përmbushur me përkushtim, punë të palodhur dhe orë të panumërta të shpenzuar për të ushqyer rritjen e këtij institucioni të jashtëzakonshëm siç është Futboll Klub Kukësi. Largohemi si aksioner të klubit me dhimbje me emocion, por në të njëjtën kohë se për të konkuruar në nivele të larta të futbollit tonë, janë shpenzime të papërballueshme tashmë për familjen tonë,”-u shpreh Eronaldo Gjici, djali i Safet Gjicit.

Për mediat u prezentua drejtori i ri sportiv Nikita Kornejevs, i cili foli për objektivat që ka Kukësit, që këtë sezon militon në Kategorinë e Parë.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe i nderuar gjithashtu të jem pjesë e futboll klub Kukësit. Duam ta risjellim Kukësin në Superligë dhe eksperiencën për këtë e kam sepse ia kam dalë në një situatë të ngjashme në vendin tim në Letoni,”-tha Nikita Kornejevs, drejtor sportiv i Kukësit.

Ndërsa ish-kapiteni i Teutës Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i Kukësit.

“Normalisht të gjithëve do na pëlqente që të ktheheshim që këtë vit në Superligë, por duhet të jemi realist dhe me këmbë në tokë, që jemi goxha vonë sepse ekipi pothuajse nuk është stërvitur fare këtë periudhë. Edhe lojtarë të tjerë duhet të vijnë për të plotësuar grupin. Do shohim hap pas hapi. Objektivi kryesor është të qëndrojmë në ligë dhe më pas në janar nëse ekipi është në lojë me përforcimi pse jo mos të synojmë edhe Superligën,”-deklaroi Arapi.

Kategoria e Parë do nisë me 24 gusht dhe ndeshjen e parë Kukësi e ka kundër Erzenit. Për momentin drejtuesit e rinj duhet të zgjidhin edhe çështjen e stadiumit, pasi bashkia Kukës nuk ka ende një marrëveshje me pronarët e rinj për përdorimin.

gijotina.com/

Etiketa: FK KukesiKryesore1Safet Gjici

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, Vllaznia dhe Teuta sigurojnë çerekfinalet

19:44 - 10/01/26
Kupa e Shqipërisë, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinale me një supergol në minutë e 114
Sport

Kupa e Shqipërisë, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinale me një supergol në minutë e 114

19:36 - 10/01/26
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm, Tare i sjell triumfin Tiranës
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo dhe Partizani fitojnë bindshëm, Tare i sjell triumfin Tiranës

16:40 - 10/01/26
Para
(VIDEO) ‘Te Nazua’ kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

(VIDEO) 'Te Nazua' kafeneja e vogël e Progës, nën kërcënimet e gjobëvënësve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit,...

Lexo më shumë
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

20:24 - 10/01/26
Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

Salianji: Kur unë bëja burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para!

20:04 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com