Peleshi, Xhaçka dhe Manastirliu kanë lënë gjurmë të forta të vjedhjeve që kanë bërë në postet e mëparshme. Sot do të flasim për projektin “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës” për të cilin është lidhur marrëveshja në vitin 2017 për realizimin e programit, në formën e kredisë ndihmëse në shumën 5,000,000 Euro dhe një donacion në shumën 150,000 Euro.
Kjo marrëveshje supozohej të lehtësonte vendin tonë që të përmirësonte sa më parë kushtet në këtë qendër që ndodhet tek Spitali i Traumës.
Proceduat për marrjen e pajisjeve nga Itali në fakt kanë filluar me vonesë, në fundi i vitit 2018, për shkak se Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtës në Shqipëri që ishin përgjegjëse vononin dokumentet. Theksojmë këtu se në vitin 2018 dhe 2019 në Ministrinë e Mbrojtjes ishte Olta Xhaçka, më pas Erdhi Niko Peleshi në vitin 2020. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë drejtohej nga Ogerta Manastirliu.
Pas një kohe të gjatë pritjesh, që pritshin realizimi i projektit dhe shlyerja e kredisë po ju themi se jemi jemi zhytur më keq në borxhe.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim dhe ka nxjerrë marrëveshjet e fshehta në kundërshti me ligjin që kanë bërë Xhaçka, Peleshi dhe Manastirliu.
Sipas KLSH, janë audituar 4 transaksionet e kryera me kompani italiane, si dhe procedurat doganore për pajisjet, në total është audituar vlera prej 942,884 euro, nga e cila 39,945.26 euro janë pajisje të ardhura pas datës 31.12.2018, pjesa tjetër mjete konsumi dhe orendi, të ardhura përpara kësaj date por pagesa është kryer në vitin 2019-2020.
Manastirliu ka vepruar pa kompetenca
Në dokument theksohet se, ministritë në këtë projekt nuk kanë ndarë qartë shuma që janë shpenzuar për secilin transaksion dhe për secilin zë. Janë përfshire komponentë të ndryshme në një lot dhe kontratat janë lidhur asaj kohe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk kishte akoma kompetence.
“Procedurat e prokurimit (1 procedurë me 7 lote), janë zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bazuar në ligjet në fuqi në kohën e zhvillimit të procedurave, nuk e kishte një kompetencë të tillë, si dhe në dokumentet që përcaktojnë kriteret dhe procedurën e prokurimit është
përcaktuar një përqindje më e lartë e kredisë së ndihmës për kosto lokale dhe/ose në vendet e OECD-së, duke zbatuar, pa hyrë ende në fuqi, parashikimet e ndryshimeve të marrëveshjes qeveritare.
Të cilat janë ratifikuan nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 21.12.2015 dhe janë botuar në fletoren zyrtare nr. 246, datë 21.01.2016, ndërkohë që njoftimi për fillimin e procedurave të prokurimit është bërë në datën 29.07.2015 dhe shpallja e fituesve të këtyre procedurave është bërë më 26.11.2015 në kundërshtim me ligjin”, thuhet në projekt.
Këtu nisin dhe abuzimet e para, secili vepronte sipas dëshirës, asnjëherë nuk ka patur unitet në veprimet e MSH dhe MB.
Manipulimi për blerjen e 8 paisjeve, ikën 1.3 mld lekë
Auditi konstaton se në vitin 2019-2020, pra hyn në lojë edhe Peleshi, janë shpenzuar 210 mijë euro për të blerë 8 paisje që ndodhen tek Qendra Traumatike, por nuk ka asnjë dokument shoqërues për detajet mbi këto paisje
“Nga Inspektimi i 17 pajisjeve mjekësore të furnizuara dhe instaluar në SUT me vlerë 210,952 euro për periudhën 2019-2020 u konstatua se megjithëse pajisjet janë 8 në gjendje pune nuk ka gjurmë dokumentare, për defektet (nëse ka pasur) brenda periudhës së garancisë dhe kryerjen e riparimeve. – Nga SUT nuk është mbajtur Sistemi i Informacionit të Pajisjeve Mjekësore (SIPM)/kartela për shërbimet e kryera për pajisjet si dhe dokumentimin e historikut të saj”, theksohet në dokument.
Në pikëpyetje është edhe fati i 1.3 mld lekëve.
Sipas dokumentit, Ministria e Shëndetësisë raporton se ka bërë 34 pagesa për TVSH në dogana dhe në total janë shpenzuar 1.3 mld lekë, për marrjen e mallrave nga Italia. Por nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë se TVSH është paguar pikërisht për mjetet mjekësore, ndërsa theksohet se në kushtet e kontratës nuk duhej paguar TVSH.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka paguar TVSH në doganë për të gjitha dërgesat e kryera nga kompanitë italiane në Republikën e Shqipërisë. Deri në fund të periudhës së auditimit janë kryer gjithsej 34 pagesa për TVSH në total 129,214,756 lekë. Nga auditimi u konstatua se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka paguar direkt në doganë detyrimet për TVSH në emër dhe për llogari të kontraktorëve, ndërkohë që nuk është siguruar që TVSH e mallrave që Ministria po paguan është për mallrat që janë objekt i kontratës dhe që janë sipas specifikimeve të kontratave. TVSH duhet të paguhej nga vetë kontraktorët”. Kjo mungesë dhe paqartësi vjen edhe për shkakun se në këtë periudhë janë ndryshuar 5 herë personat e autorizuar për të firmosur dokumentet.
Iu falën pagesat kompanive italiane
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në rezultatin se e asnjë nga kontraktorët, që në këto rast ishin kompani italiane, nuk ka paguar detyrimet për tatimin e fitimit në Republikën e Shqipërisë dhe as nuk kanë aplikuar dhe dorëzuar për eliminimin e tatimit të dyfishtë.
Me pak fjalë institucionet përgjegjëse nuk iu kanë kërkuar këtyre operatorëve italianë të paguajnë detyrimet e fitimit për tenderët që kanë fituar. Kështu, në total 608,041.95 Euro, përbën dëm ekonomik si detyrim i papaguar për buxhetin e shtetit për përfitimin e të ardhurave të realizuara në Republikën e Shqipërisë deri në 31.12.2018, theksojmë që janë edhe tre pagesa për shtesat e kontratave që ende nuk janë paguar.
Gjithashtu, në dokument theksohet se gjatë këtyre viteve KLSh i ka dhënë disa rekomandime dy ministrive përgjegjëse për këtë projekt.
Por, nuk janë vënë në zbatim, duke vënë në dyshim edhe fatin e miliona lekëve të tjerë.
Konkretisht, NGA KLSH janë dhënë12 masa organizative nga të cilat 1 masë është zbatuar dhe 11 masa nuk janë zbatuar; nga 6 masa për shpërblim dëmi në vlerën 795,351.86 euro pa TVSH rezulton se nuk është zbatuar asnjë masë. Është rekomanduar 1 masë disiplinore e cila rezulton e pazbatuar. Do të thotë që këto para janë mbajtur nga Xhaçka, Peleshi dhe Manastirliu!
Si përfundim rezulton se , detyrat për menaxhimin e projektit nuk ka qenë e deleguar dhe e mirë përcaktuar nga ana e institucioneve shqiptare të përfshira në implementimin e tij. Ky projekt ka mangësi të theksuar si në dokumentacionin e fazave të zhvillimit ashtu edhe në mbledhjen, ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve fizik dhe letrave të punës.
Edhe gjatë fazës së implementimit të tij nga Ministria e Shëndetësisë kur janë caktuar drejtuesit e programit, nuk janë caktuar qartë detyrat dhe përgjegjësitë e stafit të përfshirë në implementimin e projektit dhe dorëzimi i dokumentacionit nga njëri staf në tjetrin nuk është dokumentuar dhe zhvilluar sipas procedurave të kërkuara nga aktet ligjore në fuqi!
Punoi: Esmeralda Hida
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post