GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako fshin 10 firma për të favorizuar Gjikondajn dhe Bozhajn, marrin 2.4 MLN euro të shkollës “Met Hasa”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
mjaftueshëm për një konkurrencë të fortë! Epo, Sako nuk e ka pasur më plan që t’i shqyrtojë.

mjaftueshëm për një konkurrencë të fortë! Epo, Sako nuk e ka pasur më plan që t’i shqyrtojë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për 300 nxënësit e shkollës “Met Hasa” në Durrës procesi mësimor këtë vit do të kthehet në një rrëmujë. Kjo për faktin se kryebashkiakja Emiriana Sako, gjatë pushimeve të verës merrej me pazaret e tenderit të riparimit të godinës. Tani që ka nisur viti mësimor, kryetarja u kujtua të firmosë kontratën dhe të ndërhyjë me punime.

Në një dokument të regjistruar në APP tregohet se Bashkia Durrës ka përfunduar tenderin me objekt ‘Ndërtim shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”’. Kjo është një shkollë ekzistuese, është shkolla në foto, që  aktualisht mësojnë 300 nxënës, prej vitesh në kushte të vështira pasi nuk është vënë dorë. Megjithatë objekti i prokurimit nuk mund të jetë ndërtim, por rikonstruksion apo riparim.

Sipas projektit të bashkisë, kësaj shkolle do t’i shtohen edhe dy godina të tilla që bashkohen në formë rrethi. Pra, shkolla do të jetë e mbyllur, do të krijohet edhe një ambient i hapur në mes, që do të shërbejë për komunitetin pasditeve.

Gjithsesi sipas fotove, do të shtohen korridoret lidhëse edhe disa klasa që do të shërbejnë si laboratorë, por klasat për zhvillim mësimi do të jenë sërish në kapacitetin për 300 nxënës.

Dhe për ndërtimin e këtyre godinave, komisioni i Sakos ka llogaritur se duhet të shpenzohen 2.4 milionë euro. Duket një shifër e madhe për këtë punë, por jemi mësuar tashmë me metodën e “përllogaritjes” që përdorin komisionet për fondin limit.

Ndërkohë ju kujtojmë këtu që me fondet e tërmetit të dhëna dhe kontrolluara nga donatorët me kaq para ndërtoheshin nga fillimi dy shkolla.

Nëse do të shohim ofertat e kompanive pjesëmarrëse, ato fillojnë nga 177.777.777 lekë, pra afro 600 milionë lekë më pak se sa fondi limit. Duket se llogaritë e Sakos janë pak të trasha dhe nuk afrohen me tregun.

Theksojmë kontrata parashikohet të arrijë më shumë se sa 2.4 milionë euro, sepse në këtë shifër nuk është përfshirë TVSH-ja.

Ndërkohë, mësojmë se Sako e ka firmosur këtë prokurim në shkelje të kërkesave të ligjit. Open Data Albania i ka vendos tenderit ‘Flamurin e Kuq’, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Gjatë periudhës që ishte e hapur gara u dorëzuan 11 oferta, mjaftueshëm për një konkurrencë të fortë!

Epo, Sako nuk e ka pasur më plan që t’i shqyrtojë.

Prandaj 10 kompani janë skualifikuar nga gara me argumente se kanë mungese dokumentacionesh të ndryshme. Mes të shkualifikuarve kishte edhe oferta shumë më të lira. Konkretisht S I R E T A 2F shpk,  B93 II + GRAMA + NGRACAN + B-93, DION-AL shpk, HTM shpk + BE – IS shpk,  dhe bashkimi i operatorëve C O L O M B O + BAJRAMI N kishin oferta që nisnin nga 1.7 milionë euro deri në 1.8 milionë euro. Një diferencë goxha e madhe me fondin limit, por ato janë mënjanuar pasi nuk kanë paraqitur punë të ngjashme të kryer më parë.

Duket e pabesueshme që këto kompani të mëdha të mos e kenë  këtë eksperiencë!

Në këtë mënyrë, mbeti e vetme mbi tavolinën e komisionit vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ASI-2A CO + SHENDELLI me vlerë 1.9 milionë euro. Kjo është një diferencë me të paktën 200 milionë lekë më shumë se ofertat e tjera. Gjithsesi, është e dukshme që Sako i kishte paracaktuar si fitues. Kështu kontrata u firmos me pronarët Astrit Gjikondaj dhe Yzedin Bozhaj.

Gijotina.com së fundmi ka denoncuar disa tenderë pa garë që përfitojnë këta biznesmenë, duke vënë re se ata veprojnë së bashku për të përfituar tenderë me vlera të larta dhe kontratat afatgjate. Vetëm pak ditë më parë ata fituan 500 milionë lekë për të riparuar një rrugë në Peqin. Kështu po i shtojnë dita -ditës dhuratat që marrin nga kryebashkiakët, që bëjnë tendera fiktivë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimgjokondajR SHKOLLESakotendeyzedin bozhaj

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Salianji: Kurum po luan me të ardhurat e 500 familjeve në Elbasan

Dosja e vëllait trafikant të ish-ministrit/ Salianji në Apel për vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Noizy dëshmon në GJKKO dhe sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!
Aktualitet

Noizy dëshmon në GJKKO dhe sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion: Është i fiksuar me mua…!

13:08 - 03/06/26

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj...

Lexo më shumë
Mbledhja për përjashtimin e demokratëve, Vokshi: Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili

Vokshi akuzon mazhorancën: Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE

12:42 - 03/06/26
Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

12:19 - 03/06/26
Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

Pas Gerald Bibës, arrestohen edhe dy bashkëpunëtorët që tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec

12:03 - 03/06/26
Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

Berisha: Ilir Meta po mbahet në burg nga Edi Rama, bastardi i egërsirave dhe i xhelatëve komunistë

11:50 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş