GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i bën goma 65 milionë lekët, firmos dy kontrata me ofertat më të shtrenjta

12:00 - 16/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sako i bën goma 65 milionë lekët, firmos dy kontrata me ofertat më të shtrenjta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka firmosur kontrata në kundërshtim të plotë me ligjin. Duke xhiruar 65 milionë lekë në xhepat e të privilegjuarve. Faktet e publikuara deri më sot kanë treguar që tenderët që regjistron Sako në APP, pak ditë më vonë listohen tek prokurimet me “Rad Flag” ose denoncohen në Komisionin e Prokurimeve Publike për abuzime dhe vjedhjet që bëhen.  Këtë radhë, 2 tenderët kanë marrë “Flamurin e Kuq” si kambanë alarmi për abuzimet që bën Sako me prokurimet dhe paratë që përvetësohen përmes këtyre proceseve.

Tenderi i parë ka si objekt “Blerje Gomash” për Ndërmarrjen e Shërbimeve Komunale në Durrës. Kontrata është firmosur me datë 15 shkurt 2023. Por, kjo firmë është hedhur pa respektuar pikat kryesore në ligjin “Për Prokurimet Publike”. Fituesi është kompania “Sparkle 32” sh.p.k. cila ka marrë kontratën pa garë. Sako i eliminoi kompanitë e tjera që në fazën e parë dhe mbeti e vlefshme vetëm oferta e Eximoil sh.a.. Kështu pa konkurrim dhe pa lodhje, kjo firmë nënshkroi kontratën me Sakon, e cila i xhiroi 63 milionë lekë për të blerë goma të reja.

Ndërkohë në dokumente bie në sy se oferta e fituesit është në vlerën 56 milionë lekë, ndërsa oferta tjetër ishte në vlerat 49 milionë lekë. Pra, 7 milionë lekë më lirë dhe as nuk janë marrë fare në konsideratë. Në fakt ligji kërkon që të merren në shqyrtim si prioritet ofertat më të lira.

Kështu, me 63 milionë lekë Sako do të blejë 124 goma, që sipas përllogaritjeve i bie të ndërrohen gomat për 31 automjete. Rrjedhimisht do të shpenzohen mbi 1 milion lekë për gomat e 1 automjeti. Edhe sikur të ishin porositur goma të blinduara nuk do të kushtonin kaq shumë!

 

29 milionë lekë për vaj lubrifikant

Po në të njëjtën ditë, Emiriana Sako ka firmosur edhe një tjetër tender abuziv. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje Vajra Lubrifikante”, për të cilin do të shpenzojë 29 milionë lekë. Këtë tender e ka fituar firma “Eximoil” sh.a. me ofertë 26 milionë lekë. Ndërsa firma tjetër është skualifikuar në fazën e parë me argumentin se ka pasaktësi në dokumentet.  Por, duke mbetur e vetme në garë “Eximoil” sh.a. ka nënshkruar kontratën pa konkurrencë. Me pak fjalë i është falur fitorja në tavolinë nga Sako.

Sakaq, ajo që bie në sy në këtë dokument është oferta e firmës së skualifikuar Kappa-Oil sh.a. Ajo ka ofruar të bëjë të furnizim me një fond 13 milionë lekë. Pra 13 milionë lekë më lirë se oferta fituese. Madje në dokumentet e kompanisë shpjegohet qartë që ky shërbim mund të realizohet edhe me këtë vlerë. Këtë mundësi, edhe autoriteti kontraktor nuk e ka përjashtuar. Ama duke anashkaluar ligjin nuk e ka marrë parasysh, pasi është e qartë që fituesi ishte i paracaktuar. Është e qartë se Sako po përvetëson në bashkëpunim me kompaninë sepse nuk mundet ta fitojë tenderin kompania me ofertën dyfish më të shtrenjtë.

Kështu në një ditë Sako firmosur dy tenderë pa konkurrencë dhe me oferta më të shtrenjta, duke vënë në rrezik fondet e bashkisë për rrota e vaj makinash.

Lexo edhe: Veliaj dhe Sako i japin 250 mijë euro Zotos për Shën Valentin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimemirinasa sakogomatendervaj lubrifikant

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Conference League, tifozët e Romës ofendojnë Mourinhon

Mourinhos i është "mbushur kupa" me Romën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com