GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i çon plehrat te inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, tarifa e durrsakëve më e shtrenjtë se në Lituani

12:15 - 30/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Kontrolli i Lartë i Shtetit po nxjerr zbuluar skemat abuzive të kryebashkiakes Emirana Sako lidhur me tenderët për pastrimin e qytetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit po nxjerr zbuluar skemat abuzive të kryebashkiakes Emirana Sako lidhur me tenderët për pastrimin e qytetit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit po nxjerr zbuluar skemat abuzive të kryebashkiakes Emirana Sako lidhur me tenderët për pastrimin e qytetit. Kanë qenë të shumta rastet ku kemi denoncuar kontratat në shkelje që firmoste kryetarja qytetin, duke filluar nga kosha apo pajisje pastrimi. Së fundmi mësojmë se kostoja e rritur nga korrupsioni rëndon në xhepat e qytetarëve durrsakë. Ata paguajnë tarifa më të shtrenjta të pastrimit sesa në Lituani.

Këto investigime plotësohen sot nga një auditim i bërë nga KLSH për tre bashki në vend, përfshirë edhe atë të Durrësit.

Sipas raportit, këto bashki “nuk kanë garantuar menaxhim të integruar të mbetjeve urbane duke mos zbatuar hierarkinë e mbetjeve në drejtim të parandalimit, ripërdorimit, reduktimit dhe riciklimit”. Gjithashtu, nuk kanë arritur të minimizojnë kostot e menaxhimit të mbetjeve për të përfituar të ardhura nëpërmjet metodologjisë së trajtimit të tyre.

Ndërsa më tutje thuhet se në veçanti, në Bashkinë Durrës, menaxhimi i mbetjeve urbane nuk garanton qëndrueshmëri financiare sepse ka pasaktësi në shfrytëzimin e fondeve. Raporti shpjeguar se janë bërë lëvizje të paplanifikuara mirë, teksa përmendet këtu fakti që është ndryshuar venddepozitimi i mbetjeve (tashmë dërgohen në Sharrë).

Sipas KLSh, kjo lëvizje ka bërë që shpenzimet për transportimin e mbetjeve të marrin 30% të buxhetit, kur norma e lejuar është maksimalisht 15%

“Megjithatë edhe nëse do të arrihej mbledhja e tyre në nivelin 100 %, përsëri nuk do të mund të mbuloheshin shpenzimet totale për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë bashki. Arsyeja kryesore e mos mbulimit të shpenzimeve është ndryshimi i venddepozitimit të tyre në landifillin e Sharrës. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm peshën që zë menaxhimi i mbetjeve në buxhetin total të bashkisë. Rreth 1/3 ose rreth 30 % e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkon për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërkohë që referuar Kombeve të Bashkuara ky tregues duhet të jetë në nivelet 3-15 %”, thuhet në raport.

 

Sako ka shkelur ligjin

Ndër të tjera KLSH raporton se në Bashkitë e tjera e sidomos në Bashkinë Durrës, situata është alarmante për shkak se nuk zbatohet ligji.  Konkretisht, auditi shprehet se në Durrës çdo muaj grumbullohen më shumë mbetje se në disa bashki të tjera për shkak edhe të turizmit, por në fund nuk respektohet ligji që mbeturinat të grumbullohen të ndara në grupe që të shkojnë për riciklim.

“Sa i përket zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në fuqi, bashkitë Durrës, Shkodër, Vlorë e Korçë nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore lidhur me procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor duke qenë se nuk i kanë shoqëruar Planet Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane me VSM. Gjithashtu, ato nuk kanë raportuar periodikisht në Këshillat e Qarqeve mbi zbatimin e planeve vendore, nuk kanë arritur objektivat mbi grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime kompostimi si dhe riciklimin e letrës, kartonit, qelqit dhe plastikë”, theksohet në ligj.

Kostot

Mungesa e aftësisë në organizmin e procesit dhe zhvillimit të kontratave për kriter ka bërë që shpenzimet e larta të përkthehen në tarifa të shtrenjta për qytetarët, të cilët në fund të ditës përballen me një qytet të papastër dhe ajër të ndotur. Madje nga një krahasim i bërë me një raport të SAI i Lituanisë, rezulton se banorët e bashkisë Durrës paguajnë më shumë për pastrimin se sa disa banorë në Lituani, por kurrsesi nuk marrin të njëjtën performancë. Konkretisht një banor i Durrësit paguan 3.4 euro çdo muaj për menaxhimin e mbetjeve urbane.

“Në një auditim të kryer nga SAI i Lituanisë, rezultoi se për shkak të ndryshimeve në organizimin e proceseve dhe kostove të menaxhimit të mbetjeve urbane, kostot mesatare mujore për banorë për menaxhimin e mbetjeve urbane për vitin 2021 varionin nga 0.8 euro/muaj/banorë (Bashkia Rokiškis) deri në 4.0 euro (Bashkia Moletai).  

Edhe në katër bashkitë Shkodër, Vlorë, Durrës e Korçë kosto mesatare për banor varion nga afërsisht 0.7 euro/muaj/banorë (Bashkia Shkodër viti 2020) deri në afërsisht 3.4 euro/muaj/banor (Bashkia Durrës, viti 2022)”, thekson KLSH.

 

Bashkia Durrës për çdo ton të mbetjeve shpenzon rreth 3 herë më shumë se bashkitë e tjera

Në vijimësi të raportit është trajtuar kosto e menaxhimit të mbetjeve urbane për ton. Bashkia Durrës për çdo ton të menaxhuar të mbetjeve urbane shpenzon 15,300 lekë në vit (viti 2022), ndërkohë që për të njëjtin vit, Bashkia e Shkodrës ka shpenzuar 5,271 lekë për ton dhe ajo e Korçës 6,682 lek për ton. Krahasimi midis këtyre 3 bashkive bëhet për shkak se ato kanë ngjashmëri sa i përket trajtimit përfundimtar të tyre duke qenë se të tria i depozitojnë mbetjet urbane në Landfill.

Një tjetër dukuri që vihet re në Bashkinë Durrës është se kosto e menaxhimit të mbetjeve urbane është trefishuar nga viti 2020 në vitin 2022 me ndryshimin e vend depozitimeve të mbetjeve në Landfillin e Sharrës.

Sa i përket kostot së transportit për 1 ton mbetje, në vitin 2020 Bashkia e Durrësit shpenzonte 238 lekë për çdo ton mbetje të transportuar, ndërkohë në vitin 2022 ka shpenzuar 2401 lekë duke bërë që kjo kosto të dhjetëfishohet përgjatë kësaj periudhe.

Në konkluzion Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se, Bashkia Durrës nuk ka arritur të optimizojë kostot e menaxhimit të mbetjeve për të përfituar të ardhura nëpërmjet metodologjisë së trajtimit të tyre. Metodat e trajtimit të mbetjeve që krijojnë të ardhura janë riciklimi, kompostimi dhe incinerimi. Shkaku për këtë situatë qëndron në faktin se këto procese nuk aplikohen gjatë trajtimit të mbetjeve urbane nga bashkitë e audituara.

Çështja e inceneratorit të Tiranës implikon kryetaren e bashkisë

Kujtojmë se kryetarja e Bashkisë Durrës është thirrur në SPAK ku është pyetur në lidhje me dërgimin e mbetjeve në “inceneratorin e Tiranës”.

Kjo histori vazhdon edhe pas hetimeve të SPAK. Pagesat buxhetore për inceneratorin e Tiranës, një objekt që nuk ekziston, po shënojnë progres. Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8 milionë euro).

Pagesat më të detajuara tregojnë se më shumë se 60% e pagesave janë kryer nga Bashkia e Tiranës dhe pjesa tjetër nga Bashkitë e Durrësit dhe Kavajës.

Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEmirana SakoKLSHmenaxhimi i mbetjeveraporttarifa te lartatendera

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
PD ngre alarmin: Produkte të rrezikshmë ushqimore po hyjnë në vend, qeveria hesht

PD ngre alarmin: Produkte të rrezikshmë ushqimore po hyjnë në vend, qeveria hesht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com