GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i fal tenderin Rafaela Ricës/ 100 mln lekë për pemë dhe drita

13:14 - 01/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë,

Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë,

Share on FacebookShare on Twitter

Emiriana Sako shfrenohet bë shpenzime për bredha dhe drita vezulluese për fundvitin. 100 milionë lekë do të harxhojë Bashkia Durrës vetëm për dekoret e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ditën e sotme, Bashkia Durrës ka mbyllur garën për projektin me objekt “Blerje Dekori, viti 2022”, për të cilin është lënë në dispozicion shuma prej 9 780 000,00 mijë lekë. Këto janë lekë të vjelë nga taksat e durrsakëve, të cilët prej tre vitesh festat i gjejnë në çadra apo hyrje me qira, për shkak të tërmetit që i la pa shtëpi. Sako dhe Rama nuk kanë ndërmend ta përfundojë ndërtimin e shtëpive të prekura nga tërmeti, por i çojnë paratë për zbukurime të kushtueshme!

 

Duke shkelur premtimet për të pastrehët.

Sako po harxhon afro 100 milionë lekë për të dekoruar bashkinë dhe për të vendosur pemën e Vitit të Ri tek sheshi para zyrës së vet. Në dokumentet që shoqërojnë tenderin evidentohet se do të blihen drita për  veshjen e fasadës së Bashkisë. Madje specifikohet që të jenë drita me efekt special dhe që të mbulojnë të tërë godinën.

“E gjithë linja e dritave të montohet sipër një zgare alumini. E cila do të jetë e kapur në fasadën e jashtme të Bashkisë pa e dëmtuar atë. Dritat do të jenë LED i ngrohtë dhe 100% flash. Vargjet e dritave të jenë të vendosura jo më shume se 10cm larg nga njëra tjetra. Specifika e dritave: 100LEDS/10M/SE,lidhje seri me këllef dhe silikon në çdo llampe,IP44, kabulli+3A CONVERTOR+IP44. Standarte për BE për përdorim të jashtëm. Specifika e Aluminit : Profil20x20 , i kapur në fasada pa dëmtuar fasadën e jashtme të godinës . Sipërfaqja që do të vishet me drita”,  thuhet në dokument.

 

Ndërsa një pjesë e mirë e fondit do të shkojnë për pemën dhe zbukurimet e saj, edhe pse do të merret me qira. Por Sako nuk mjaftohet me kaq! Ajo kërkon edhe një pemë tjetër që të shkëlqejë pranë sheshit tek busti i Azem Hajdarit. Ndërsa paratë e tjera do të shkojnë për zbukurimet në rrugët e qytetit. Në rastin e festave askush nuk do ishte kundër për zbukurime dhe krijim atmosfere të këndshme. Por kaq shumë shpenzime, lënë vend për dyshime dhe diskutim.

 

Fituese pa garë, mikja e Sakos

Më tutje në dokument rezulton se ky tender është dhënë pa garë. Për këtë projekt ka regjistruar ofertën e saj vetëm kompania Iceberg Communication, e cila më parë quhej Iceberg Publicity, në pronësi të Rafaela Ricës. Kryebashkiakja Sako nuk ka vonuar shumë dhe pa konkurrencë fare ia ka xhiruar lekët Ricës. Kështu, Open Data Albania e ka listuar te tenderat me “Red Flag” për shkak të riskut të lartë të shpërdorimit të fondeve.

Në fakt ky tender ishte me fitues të paracaktuar dhe këtë e tregojnë të dhënat e mëposhtme. Kompania e Rafaelës ka krijuar një lidhje klienteliste me Bashkinë e Durrësit, një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. Ajo i merr çdo vit tenderët për zbukurimin e Durrësit për festat e fundvitit.

Në 9 nëntor 2021, Rica mori pa garë tenderin për blerje dekori me vlerë 81 milionë lekë, gati sa fundi limit. Vetë tenderi ka qenë një dekor për Ricën. E cila, më pas shfaqet nëpër udhëtime luksoze, vende ekzotike si dhe ekspozohet në dreka dhe darka, pa munguar edhe në festa speciale. Ndërsa këtë vit, Sako ka shtuar edhe 16 milionë lekë të tjera për kompaninë e saj. Me sa duket dekoret qenkan shtrenjtuar.

Ndërsa në vitin 2020, Rafaela Rica ka marrë edhe një tender tjetër tek Emirjana Sako. Këtë herë me vlerë  mbi 100 milionë lekë, duke qenë e vetme në garë. Epo duket qartë lidhja që kanë Sako dhe Rica me njëra-tjetrën! I tërheq paraja publike, me të cilat zbukurojnë dhe pasurojnë veten.

Lexo edhe: Sako i jep 70 mln lekë pa garë Nursenit, mikut të Blendi Gonxhes

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkia DurresbredhdekoredritaEmiriana SakopemeRafaela Ricatenderzbukurime
ShareTweetSendScan

Lajme të lidhura

Tenderi pa garë/ Inspektorët me fouristrada, Lali u blen 65 milionë lekë biçikletat
Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë/ Inspektorët me fouristrada, Lali u blen 65 milionë lekë biçikletat

14:07 - 01/04/23
Shkel Kodin e Punës/ Brataj kërkon sekretare, përjashton kandidatët meshkuj dhe fsheh kushtet
Fact-Checking & Analize

Shkel Kodin e Punës/ Brataj kërkon sekretare, përjashton kandidatët meshkuj dhe fsheh kushtet

10:57 - 01/04/23
Skandal/ 95 mijë $ në ditë për TEC-et lundruese! KESH blen energji deri në 2028
Fact-Checking & Analize

Skandal/ 95 mijë $ në ditë për TEC-et lundruese! KESH blen energji deri në 2028

13:24 - 31/03/23
Para
“Lajm i rremë”, Rama për 6 dhjetorin: Nuk është ditë pushimi

“Lajm i rremë”, Rama për 6 dhjetorin: Nuk është ditë pushimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

BBVIP/ Banorët, komplot për të eliminuar Kristin?
Show Biz

BBVIP/ Banorët, komplot për të eliminuar Kristin?

18:21 - 01/04/23

Që kur Kristi u distancua nga Olta dhe përkrahu Luizin, kësaj të fundit nuk i del e keqja dhe shpesh...

Lexo më shumë
Malltezi: ‘Skapi’ i Ramës nuk heton ata që vodhën 430 mln euro

Malltezi: ‘Skapi’ i Ramës nuk heton ata që vodhën 430 mln euro

18:18 - 01/04/23
Dalin përgjigjet e ADN – Kë po heton Prokuroria për sulmin te “TCH”

Dalin përgjigjet e ADN – Kë po heton Prokuroria për sulmin te “TCH”

18:13 - 01/04/23
PSG, në ndeshjen delikate pa liderin e mbrojtjes

PSG, në ndeshjen delikate pa liderin e mbrojtjes

18:09 - 01/04/23
Ballkani rikthehet lider, Prishtina bën “4 djathrat”

Ballkani rikthehet lider, Prishtina bën “4 djathrat”

18:00 - 01/04/23

Më të lexuarat

U martuan në “BB”, Fotinia zbulon pse u nda nga Danieli

U martuan në “BB”, Fotinia zbulon pse u nda nga Danieli

22:31 - 25/03/23
Sulmi me një të vrarë, reagon Top Channel

Sulmi ndaj Top Channel, del në skenë personi i rrezikshëm

13:41 - 29/03/23
Big Brother mbyllet këtë të shtunë? Vjen deklarata ‘bombë’

Big Brother mbyllet këtë të shtunë? Vjen deklarata ‘bombë’

18:54 - 28/03/23
Luizi: Olta është kuçedër, po bëja sikur flija…

Luizi: Olta është kuçedër, po bëja sikur flija…

19:43 - 26/03/23
Kiara merr në zotërim Instagramin e saj, mesazhi i parë

Kiara merr në zotërim Instagramin e saj, mesazhi i parë

17:55 - 26/03/23
VIDEO – Protestë jashtë shtëpisë së BBVIP, ja ç’po ndodh

VIDEO – Protestë jashtë shtëpisë së BBVIP, ja ç’po ndodh

21:05 - 25/03/23
“Do të shklyj, do të zhgarravis”, diskutime të forta Olta-Lorenc

“Do të shklyj, do të zhgarravis”, diskutime të forta Olta-Lorenc

21:43 - 29/03/23
Ka qenë e lidhur me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën

Ka qenë e lidhur me Luiz Ejllin? Mariza Ikonomi rrëfen të vërtetën

12:00 - 01/04/23
ADVERTISEMENT
GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
    • Qatar 2022
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com