GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i jep 85 milionë lekë Mehmet Caushajt për dritat e një rruge

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Sako i jep 85 milionë lekë Mehmet Caushajt për dritat e një rruge

Sako i jep 85 milionë lekë Mehmet Caushajt për dritat e një rruge

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka javë që kryabshkiakja e Durrësit, Emirjana Sako të zhvilloj një tender me shkelje. Këtë herë Sako është kujtuar të vendos ndriçimin në rrugën “Bajram Tusha”, lagjja 14 në Shkozet. Për këtë rrugë ka pasur shumë herë ankesa pasi është drejtë amortizimit, pa drita dhe me plehra kudo. Por, tërë këto kohë që ishte në krye të Bashkisë, Sako i ka injoruar ankesat. Në prag të zgjedhjeve duket se rruga do të ndriçohet.

Kur në fakt qëllimi kryesor nuk është ndriçimi, por përvetësimi i fondeve, duke i xhiruar tek klientët e pushtetit. Këtë dyshim e vërteton kontrata abuzive.

Tenderi është mbyllur në 3 mars 2023 me objekt ndriçimin e rrugës “Bajram Tusha”, dhe është vënë në dispozicion fondi me vlerë 85 milionë lekë.

Për këtë tender ka paraqitur ofertë vetëm firma “Caushi M”, e cila ka ofruar ta kryejë me 66 milionë lekë (pa TVSH).

 

Në këtë rast, ligji kërkon që Sako të anulojë procedurat për shkak të mungesës së interesit, por kryebashkiakja i ka firmosur kontratën Mehmet Caushajt. Kështu ky i fundit ka përfituar tenderin në mungesë konkurrence, çka përbën cenim të ligjit të prokurimeve dhe risk për korrupsion me fondin e caktuar.

Vendosjen e disa dritave në një rrugë lagjeje, Sako mund ta bënte me punëtorët e bashkisë me fondet që ka institucioni dhe nuk ishte nevoja për hapjen e një tenderi. Por, kryebashkiakja shfrytëzon çdo mundësi për të zhvilluar këto afera të cilat ndikojnë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, Sako harron një problematikë tjetër shumë të madhe në këtë lagje. Koshat e mbeturinave rrinë me ditë të tëra të mbushura plot. Në vitin që lamë pas, banorët kanë denoncuar disa herë gjendjen e rënduar në të cilat ndodhet lagjja nga mbeturinat e hapura nëpër rrugë.

Foto më lartë është publikuar në media me datë 30 dhjetor 2022. Dhe shihet qartë papastërtia në këtë lagje, pasi bashkia nuk pastron. Kështu bashkia taksat i mbledh, por nuk investon. Qytetarët kanë shpresa vetëm kur afrojnë zgjedhjet, sepse atëherë zgjohet bashkia e Sakos!

Lexo edhe: Sako i shet Gjikurisë tenderin 1.2 mld lekë, fiton oferta më e shtrenjtë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: NdricimSakoSkandaltender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Çifti drejt ndarjes? Luizi i vendosur: Prej gojës time…

Çifti drejt ndarjes? Luizi i vendosur: Prej gojës time...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së
Breaking Views

Eurodeputeti austriak “shuplakë” Ramës: Të qëllosh me gaz, dhe të burgosësh të mitur nuk përputhet me vlerat e BE-së

22:29 - 21/10/26

Eurodeputeti austriak dhe bashkë-kryetari i Partisë së të Gjelbërve Europianë, Thomas Waitz, ka reaguar në mbështetje të protestave studentore në...

Lexo më shumë
“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

“Kryeministri në delir”, pedagogia Skënderi: Shpalli kulakë protestuesit, është në grahmat e fundit

22:19 - 21/10/26
Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke thirrje Ramës: Koha të japësh dorëheqjen!

21:38 - 21/10/26
Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com