GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako i shet Gjikurisë tenderin 1.2 mld lekë, fiton oferta më e shtrenjtë

12:33 - 08/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Sako i shet Gjikurisë tenderin 1.2 mld lekë, fiton oferta më e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiriana Sako, kryetarja e Bashkisë Durrës, i shpërdoron taksat e qytetarëve në projekte korruptive në favor të miqve të saj oligarkë. Nga kontratat që ka publikuar shpesh herë Gijotina.com mund të evidentojmë lehtë se, Sako vepron vetëm me një numër të caktuar biznesmenësh dhe të gjithë tenderët i shpërndanë mes tyre.

Tenderin e fundit, më 6 mars 2023, kryebashkiakja e ka lidhur me Florenc Gjikurinë, i njohur për falsifikime dokumentesh dhe mashtrime në prokurime. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksioni i qendrës kulturore të fëmijëve, Durrës”, dhe me fond limit rreth 1.2 miliardë lekë.

Abuzimi i dyshes Sako-Gjikuria fillon që në prokurim. Theksojmë se 1.2 miliardë lekë për rikonstruktimin e një godine është kosto e lartë dhe abuzive, sepse vetëm fasada do të suvatohet dhe lyhet.

 

Oferta më e shtrenjtë

Megjithatë Sako nuk kursehet për të gostitur mikun e saj. Por, nuk mbaron me kaq, pasi Sako ka gjetur edhe rrugën se si t’ia xhirojë këto para kompanisë së favorizuar. Kjo kontratë është në shkelje të ligjit nga fillimi në fund. Në dokument shihet se firma “Gjikuria shpk” është shpallur fituese, edhe pse 5 firmat e tjera kishin paraqitur oferta më të lira. Konkretisht, ofertat e firmave të tjera janë afro 20 milionë më  pak sesa “Gjikuria shpk”.

Këto tenderë që shet Sako, duken qartë që janë në funksion të sigurimit të votave për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen me 14 maj 2023.

Kujtojmë të njëjtën gjë, Sako bëri edhe kur u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme për bashkitë në 6 mars të vitit 2022. Pas zgjedhjeve, në prill 2022, Sako u gjobit me 100 mijë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pasi kishte përdorur ambientet e një shkollë në qytet, për të bërë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sigurisht, kjo gjobë nuk është asgjë përpara fitimeve që nxjerrë Sako nga aferat e tenderëve në bashkëpunim me Gjikurinë dhe oligarkë të tjerë. Ndërsa Florenc Gjikuria ka marrëdhënie të mirë ajo vetëm me Sakon por edhe me drejtues të tjerë pranë qeverisë. Kompania e tij ka arritur të marrë 74 miliardë lekë punë publike në 4 vitet e fundit përmes tenderëve.

Lexo edhe: Sako i bën goma 65 milionë lekët, firmos dy kontrata me ofertat më të shtrenjta

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEmiriana Sakofirma abuzueseFlorenc GjikuriatenderVjedhje

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
NASA publikon videon unike nga Marsi

NASA publikon videon unike nga Marsi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com