GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako shfrenohet, harxhon 500 MLN lekë për klor, denoncohet në KPP

11:26 - 29/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sako shfrenohet, harxhon 500 MLN lekë për klor, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e mbyt ujësjellësin me klor dhe kimikate. Tenderi i fundit i nënshkruar nga ajo është një çudi më vete! Sako ka vendosur të blejë 500 milionë lekë klor për ujësjellësin. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje kimikate”.  Kjo kontratë është e skuqur me shkelje nga fillimi në fund. Për këtë Open Data Albania i ka dhënë “Flamurin e Kuq”. Së pari, tenderi është dhënë pa garë.

Në dokumente evidentohet se për këtë projekt kanë paraqitur ofertë dy firma, “2AT” dhe “Albania Distribution Chemicals SHPK. Ky i fundit kishte ofertë me vlerë 450 milionë lekë, por është skualifikuar në fazën e parë, për shkak se nuk ka paraqitur punë të ngjashme me vlerë të afërt sa tenderi i mësipërm. Kështu në garë mbeti vetëm operatori “2AT”.

Ndërkohë, çudia tjetër edhe më e madhe është se Sako po shpenzon kaq shumë para për 7800 kg klor. Theksojmë se çmimi i prokuruar është shumë më tepër se sa mund të gjendet në treg. Sipas llogarive të Sakos me vlerë 500 milionë për 7800 kg klor, i bie që me 640 lekë të blejë 1 kg. klor. Këto tregojnë hapur shpërdorimin dhe përvetësimin në tenderë nga krybashkiakja dhe drejtuesit e Ujësjellësit. Por, pavarësisht këtyre tenderi është regjistruar në APP dhe askush nuk ka marrë masa.

Denoncimi

Ndërkohë, pas 4 ditësh prokurimi, ky tender është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike. Firma që u skualifikua pa të drejtë nga gara ka zbuluar shkeljet e Sakos. Konkretisht, firma “Albania Distribution Chemicals” SHPK kundërshton dy argumentet e Bashkisë. Ku thuhet se “OE nuk ka paraqitur dy punonjësit drejtues mjeti ADR me dokumentacionin e kërkuar. Dhe në deklaratë sipas shtojcës nr.8, ka vetëm një punonjës shofer. OE nuk është paraqitur në datën dhe orën e përcaktuar për të qenë i pranishëm gjatë dërgimit të mostrave për analizim, sipas njoftimit të bërë në sistem”.

Ndërkohë, kompania ankuese shpjegon se transportimi i kësaj lëndë do të bëhet me një automjet që është i sigurt dhe mjafton një shofer. Gjithashtu pretendohet se mostrat për prova janë dërguar në atë ditë për analiza, por Autoriteti Kontraktor (njerëzit e Sakos) nuk i ka marrë parasysh.

Me sa duket Sako nuk e ka vlerësuar firmën në fjalë për shkak se oferta e saj ishte 50  milionë lekë më lirë se oferta fituese. Kështu, Ujësjellësi që varet nga Sako, vazhdoi planin për të shpenzuar këtë shumë të madhe lekësh, pavarësisht shkeljeve gjatë procedurës së prokurimit.

Lexo edhe:Gënjeu se do t’i mbillte në 2022, Sako hedh 300 mln lekë për pemë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: auzimBashkiDenoncimDurrësEmiriana Sakokimikateklorkostotender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Bardhi: Transporti falas rrit standardin e jetesës, ulet ndotja…

Bardhi: Transporti falas rrit standardin e jetesës, ulet ndotja...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com