GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako shkul pemët për tenderin 161 MLM lekë të drurëve dekorativë, denoncohet në KPP

13:31 - 11/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sako shkul pemët për tenderin 161 MLM lekë të drurëve dekorativë, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E paska tepruar këtë radhë kryetarja e Bashkisë Durrës: Do të shkulen pemët ekzistuese dhe do të mbillen të reja! Po pse nuk mund të mbilleshin diku tjetër këto pemë dhe t’i linin të vjetrat aty ku ishin? Shkul e “ngul” pemë, prish banesa e ndërto kulla, kështu mund të përshkruhet me vija të përgjithshme kontributi i Sakos. Prandaj, mund të themi se kryetarja Sako e zëvendësoi denjësisht Dakon e akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Çdo tender i saj mban ‘Flamurin e Kuq’ për shkeljet dhe shumë prej tyre janë denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.

Këtë herë Sako ka vendosur të shkulë disa pemë të tjera në qytet dhe t’i zëvendësojë ato me llojin ‘Rrap’ dhe ‘Panja’. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Gjelbërim në qytet’, i cili është hapur më datë 1 mars 2024 dhe do të zhvillohet më 18 mars. Fondi Limit që është planifikuar për mbjelljen e këtyre pemëve është 161 milionë lekë. Kështu, përralla e Sakos po tejkalon edhe “Pyllin orbital” të Lali Erit.

Pa hyrë në detajet e këtij tenderi, na lind një pyetje: Pse nuk i shton pemët kryetarja, por shkul që t’i zëvendësojë?

Përveç se është një projekt i hapur për fasadë, procedura e prokurimit po zhvillohet në kundërshtim me ligjin. Për këtë është denoncuar në KPP nga një kompani private.

Sipas dokumenteve që Gijotina.com i disponon, më datë 7 mars 2024, firma firma “A.M.E 2020”, pretendon se Bashkia ka vendosur disa kritere në tender që nuk janë të nevojshme, por janë hartuar për një kompani të posaçme dhe kjo duket nga fakti se disa pjesëmarrës u skualifikuan automatikisht.

Ankimuesi shprehet se një nga kriteret që kërkon që operatori ekonomik duhet të disponoje Licencim të shoqërisë e vlefshme për kategoritë e mëposhtëme: N.P-12 B (Punime të inxhinierisë së mjedisit). Ndërsa sqaron se kjo licencë nuk duhet të vihet në këtë tender si kriter, pasi bëhet fjalë për blerje pemësh dhe jo për punime ose apo punime të tjera që kërkojnë ekspertizë të inxhinierëve mjedisor. Ndërsa e njëjta gjë theksohet e për një kriter tjetër ku kërkohet që operatori të disponojë stafin sipas kërkesave të AK në gjashtë muajt e fundit.  Firma ankimuese shprehet se këto dy kritere janë jo propocionale me ligjin.

Kështu në përfundim, ankimuesi kërkon që të modifikohen dokumentet e tenderit dhe të rishikohen ofertat e atyre firmave që janë kualifikuar në fazën e parë. Kështu, për ca rrepe e ca shkurre Sako po luan me 161 milionë lekë, që kërkon t’i xhirojë në arkën e një kompanie të favorizuar dhe paracaktuar prej saj.

Epo këtë skemë Sako e ka kthyer në refren të përvitshëm, sepse pikërisht në mars të vitit 2023 zhvilloi një tender të tillë abuziv.

Asaj kohe u bë bujë ne media se si Bashkia e Durrësit shpalli një tender me vlerë mbi 290 milionë lekë në lidhje me gjelbërimin e qytetit. Sipas regjistrimit të Prokurimeve Publike, ky tender u zhvillua në 5 maj 2023.

Atëherë u fol gjerësisht ishte fakti që ky tender u mbajt vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale, gjë të cilën ligji nuk e lejon.

Ndërsa ky tender që përforcon trendin e abuzimeve të Sakos me temën “shkul dhe ngul pemë” duket se nuk do të kalojë lehtë.

Ndërkohë që vazhdon procesi gjyqësor ndaj Vangjush Dakos, paraardhësit në krye të bashkisë Durrës, Sako po tregon shkujdesje dhe sfidë ndaj SPAK-ut. Kjo tregon se Sako gëzon mbështetje politike të fortë. Mjafton të përmendim, se në 2021, Sako shkarkoi nënkryetarin e bashkisë Durrës. Deklarata se Vangjush Dako vijon të drejtojë Bashkinë e Durrësit, i ka kushtuar vendin e punës, nënkryetarit, Arbër Braho, djali i ish-deputetit socialist, Spartak Braho. Arbër Braho është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë Durrës për një status në rrjetet sociale. Ai e akuzoi Sakon për vjedhje fondesh, teksa deklaronte se buxheti i bashkisë administrohet nga ish-kryetari i Bashkisë Vangjush Dako.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: Emiriana Sakopemetender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Komisioni Evropian ndalon përdorimin e Tik Tok, shkak siguria

48% e të rriturve në TikTok s’kanë postuar kurrë video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com