GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako shpërdoron fondet e Rindërtimit, 1.2 milionë Euro ia fal Florjan Muhës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sako shpërdoron fondet e Rindërtimit, 1.2 milionë Euro ia fal Florjan Muhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shumë banorë, sidomos në qytetin e Durrësit, ende pas pesë vitesh janë të pastrehë për shkak  se tërmeti iu prishi shtëpitë. U hodhën milionë lekë për procesin e Rindërtimit por paratë vidhen përmes aferave. Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako, është denoncuar disa herë se ka lënë pa bonus qiraje disa banore dhe ende në çadra disa të tjerë.

Ndërkohë pak ditë ma parë në një postim në rrjete sociale kryeministri Rama premtoi se deri në fund të viti ttë gjithë do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja; ose do të rifuten në shtëpitë e tyre pas rinovimit.

Por, Sako ka lënë pas dore edhe ata që jetojnë në pallate e prej 5 vitesh prisnin rinovimin e godinave. Kryebashkiakja është hedhur në veprim pas fjalës së kryeministrit, por nuk kryen dot punë pa futur duart në buxhet.

Ajo ka akorduar 1.2 milionë euro vetëm për rinovimin e një pallati në Durrës. Po flasim  për tenderin me objekt  “Riaftësim strukturor i Pallatit “Rajfi” shpk, Rruga ” Iljaz Reka”, Kod GIS 26380 (Programi i Rindërtimit”.

Bëhet fjalë për riparimin e pallatit në foto, i cili që në vitin 2019 është shpallur i dëmtuar me rrezik për të jetuar, por që ka nevojë vetëm për rinovime.

 

Pas 5 vitesh, Sako kujtohet dhe po zhvillon aferën për të tërhequr paratë e rindërtimit duke përdorur këtë pallat.

Sipas të dhënave do bëhen riforcime të kolonave, prishje dhe ribërje të suvatimeve si dhe lyerje e pallatit. Gjithsesi bie në sy fakti që këto shërbime vetëm për një pallat do të kushtojnë 1.2 milion euro. Me këto para mund të sistemohen shtëpitë edhe për banorët që presin ende nën çadra.

 

Shkeljet që janë bërë me këtë tender tregojnë se po vidhen fondet e Rindërtimit. Është një projekt me shumë rëndësi, me fond të konsiderueshëm dhe Sako kishte lënë vetëm 10 ditë kohë për dorëzimin ofertash.

Gjatë kësaj kohe vetëm firma INERTI shpk dorëzoi një ofertë me vlerë sa 100% e fondit limit.

Kemi mungesë konkurrencë dhe risk të fondit limit, thyere të dy rregullave më të rëndësishme në ligjin për prokurimet dhe sërish Sako ka vazhduar me planet e saja.

Pa garë fare ja ka dhuruar kontratën Florjan Muhës, që me shumë gjasa edhe fondin e kishte përcaktuar vetë. Kështu që është e qartë që ky projekt ka synim zhvatjen e fondit. Pastaj Muha njihet për mashtrime me kontratat e tenderave.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë Muha.

Në 29 dhjetor të vitit 2021, Irland Sina, në atë kohë nënkryetar i Bashkisë Elbasan, shpalli fituese kompaninë Inerti shpk të tenderit me objekt ‘Rikonstruksion dhe ndërhyrje në linjën KUZ dhe ndërtim i sheshit të parkimit të Varrezave Publike’. Shuma e vjedhur është një bakshish në raport me abuzimet e mëdha në Bashkinë Elbasan, por tregon se sa e babëzitur, e verbuar dhe e pamëshirshme është kjo çetë hajdutësh sa që përlajnë edhe paratë publike për varrezat.

Kompani ka fituar gjatë viteve të fundit, e vetme dhe në bashkëpunim, mbi 12,061,728,786.00 lekë të reja tendera publikë, duke arritur kulmin me rindërtimin.

©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Emiriana Sakofondefotopalaltrindertimtender abuzim

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Shtetasi italian hidhet nga kati i nëntë i pallatit në Vlorë

Njëri rreth motrën tjetri gruan, arrestohen 2 persona në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare Spanjolle, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Europolit ka çmontuar një organizatë të dyshuar ndërkombëtare...

Lexo më shumë
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

13:49 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26
Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:36 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com