GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako zbukuron Pallatin e Kulturës, 5 MLN euro në dorë Gjikurisë me shokë, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Sako zbukuron Pallatin e Kulturës, 5 MLN euro në dorë Gjikurisë me shokë, tenderi pa garë

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, po thyen rekorde me vlerën e prokurimeve të kryera në shkelje të ligjit

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, po thyen rekorde me vlerën e prokurimeve të kryera në shkelje të ligjit. Me projektin e fundit, kryetarja ka bërë bashkë tre biznesmenë të njohur, mes tyre oligarkun Florenc Gjikuria. E si mund të mungonte ky i fundit në aferën 5 milionë euro.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Rikonstruksion i Pallatit te Kulturës’, godina që ndodhet në foton më poshtë.

Në relacionin e prokurimit tregohet se godina është në gjendje të mirë sa i përket themeleve, kolonave dhe mureve bazë, por për shkak se në shumë vite nuk është mirëmbajtur në pjesën e brendshme janë dëmtuar mobiliet, suvatë dhe hidrosanitaret.

Kështu, më tutje në preventiv tregohet se  do të bëhen risovatime, prishje të disa shkallëve të brendshme, me fokus më të madhe në instalimin e sistemit të ri elektrik dhe atë të ujit. Për këto punime qytetarët durrsakë do të paguajnë 5 milionë euro!

Mund të qëndrojnë edhe ca kohë si të pastrehë, familjet e dëmtuara nga tërmeti, sepse paratë duhen për fasadën e Pallatit të Kulturës, që në fakt nuk ka nevojë për asgjë.

Sako merr Karton të Kuq

Procedura e prokurimit ka qenë e hapur deri me datë 2 gusht 2024, kur janë regjistruar 6 oferta. Nëse komisioni i vlerësimit do të kishte bërë shqyrtimin e tyre sipas ligjit, për në fazën finale do të kalonin disa konkurrentë dhe do të kishim të paktën një garë formale për këtë fond të madh.

Në dokument shohim se 3 operatorë kanë dhënë oferta më të lira që variojnë nga 3.1 milionë euro deri në 4.4 milionë euro. Çka do thotë që do të ishin kursyer afro 2 miliardë lekë.

 

Problemi është se ofertat e lira janë skualifikuar nga gara përnjëherë me argumentet se nuk kanë dorëzuar fizikisht dokumentet që vërtetojnë se kanë kryer punë të ngjashme më parë, apo nuk kanë bërë deklarimin e ndonjë punonjësi.

Më shumë se në çdo projekt tjetër, në tenderët me këtë risk të lartë financiar, duhej të merrej në konsideratë pika tjetër e ligjit që;

AK ka për detyrë që të njoftojë operatorët ekonomikë të vlefshëm për mungesat që ata kanë në dokumentacione dhe ju lejon atyre një afat për plotësimin e boshllëqeve.

Edhe kjo pikë nuk është zbatuar, por pas tyre është skualifikuar edhe oferta tjetër, duke lënë për në fazën e fundit të tenderit vetëm zarfin e paraqitur nga tre operatorët në bashkëpunim  
G.P.G. COMPANY shpk 
– GJIKURIA shpk – SENKA shpk. Oferta e tyre është në vlerën afro 4.9 milionë euro dhe në fazën e finale nuk kishte asnjë konkurrent përballë.

Në këtë pikë ligji kërkon që procedurat të anulohet për mungesë konkurrence, por sërish është neglizhuar. Kështu, më datë 3 shtator 2024, Bashkia Durrës ka publikuar kontratën e skuqur në shkelje që është nënshkruar me Paqsor Buzin, Florenc Gjikurinë dhe Ylli Senkën. Për një vit paratë e destimuara për Pallatin e Kulturës do të xhirohen në llogaritë e tyre, pas favorizimit që u bëri kryetarja Sako.

Paqsor Buzi

Prej disa vitesh Paqësor Buzi njihet për tenderët e majmë që merr nga “Rilindja”. Por, më parë ai njihej për mashtrimet që ka bërë dhe se është person me precedent penal. Kujtojmë se, në vitin 2019, Paqsor Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ai u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Avokati i biznesmenit Paqsor Buzi kërkon lirimin e klientit të tij kundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë euro. Pasi bleu lirinë, tashmë nuk ndalet duke përfituar tenderat me firmën e zyrtarëve të korruptuar.

Florenc Gjikuria

Firma “Gjikuria” është në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikurisë.  Firma e tyre njihet si shkatërrues i infrastrukturës së Dhërmiut, rrugëve, rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, rrjetit elektrik të fshatit, faunës dhe pyllit të Gjilekës, bregut të detit deri te guroret artificiale të krijuara në malin e Çikës.

“Gjikuria” është kompania që bën evazionin më të madh fiskal nën hundën e shtetit. “Gjikuria” shpk ekziston dhe kryen një aktivitet që financohet plotësisht nga fondet publike. Gjatë viteve të fundit “Gjikuria” ka gllabëruar 150 milionë euro nga fondet publike, pa llogaritur koncesionet dhe statusin e investitorit strategjik.

Një skandal publik më vete është skema e evazionit që ka krijuar “Gjikuria” me “Shoqërinë Koncesionare “Orikum Llogara” ku është vetë ortak me 100% të aksioneve.

“Gjikuria” bën të njëjtën skemë mashtrimi tatimor me “Coast to Coast”, në pronësi të gruas së vet Xheni Gjikuria.

Programi “100 fshatrat” që nisi në 2018 në fshatin Dhërmi e bëri Florenc Gjikurinë dhe “bosët” pas tij milionerë. Gjikuria bleu për një copë bukë 100 shtëpi të fshatit të vjetër Dhërmi.

Fshatarët ia shitën Gjikurisë, pasi ai i mashtroi se shtëpitë e rrënuara nuk vlenin, para se investimet nga projekti për “rijetëzimin e shesheve dhe fasadave” të lëvrohej  nga qeveria.

Ai i bleu me nga 3-4 milionë shtëpitë e fshatit me paratë e programit ‘100 fshatrat’. Projekti përfundoi dhe Lorenc Gjikuria bëhet pronar i Dhërmiut të ri. Aty ndërtoi resortin “Zoa Hora” me rreth 30 shtëpi të marra me mashtrim nga fshatarët.

Ylli Senka

Kompania “Senka” me pronar Ylli Senkën vazhdimisht ka përfituar tendera me firmat e zyrtarëve që shkelin ligjin. Kontrolli i Lartë i Shtetit në 2021 ka kallëzuar penalisht 6 zyrtarë të bashkisë së Kurbinit për shkelje në tenderin me vlerë 4.2 miliardë lekë të vjetra për ndërtimin e Ujësjellësit të qytetit, Aty kishte gisht edhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellësave dhe Mbetjeve, e drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako.

Procedura u shpall nga Bashkia e Kurbinit, ndërkohë që fondet ishin alokuar nga qeveria shqiptare nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM). Fazat e tenderit vijuan të pandërprera edhe kur, dy javë pas shpalljes së tenderit, Kurbini ishte në kushtet e emergjencës së lartë, për shkak se tërmeti i 26 Nëntorit dëmtoi një numër godinash publike e private.

Në 31 Dhjetor 2019, Bashkia e Kurbinit shpalli fitues të tenderit 4.2 miliardë lekë bashkimin e operatorëve “Senka” dhe “2T” shpk.

Auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbuloi shkelje të rënda në procedurën për tenderin e fazës së parë. Në përfundim, KLSH vendosi t’i kërkojë prokurorisë hetimin penal për 6 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit, të dyshuar për “shkelje të barazisë në tendera”.

Ndërkohë, Alqi Bllako, që shpëtoi në këtë rast, është akoma në qeli për skandalin e inceneratorëve, por oligarku që mori tenderin vazhdon të bëjë të njëjtin aktivitet.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimEmirina SakoflorencGjikuriared flagsenkaTEDNERylli senka

Lajme të lidhura

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!
Breaking Views

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Para
Këlliçi: Plehrat po mbysin Tiranën, por si gjithmonë fajin e ka opozita

Situata problematike me plehrat në Tiranë/ PD kërkesë Këshillit Bashkiak: Veliaj të japë llogari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord
Botë

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Lexo më shumë
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

A keni planifikuar ku t’i kaloni pushimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës

14:32 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com