GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sakrificat e shqiptarit për të dashurën 18 vite më të madhe

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Sakrificat e shqiptarit për të dashurën 18 vite më të madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka njerëz që nuk e njohin kurrë dashurinë në jetë, por ka edhe të tjerë që për historinë dhe demonët e saj janë të gatshëm të bëjnë çfarëdolloj sakrifice. E tillë është edhe historia e dashurisë mes 39-vjeçarit shqiptar Emiljano Fejzo dhe 57-vjecares nga Ukraina Halyna. Ai ka shkelur me moskokëçarje 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, e gjitha kjo vetëm për dashurinë.

Emiljano sot ndodhet në qeli, duke vuajtur dënimin për shkeljen e ligjit, por nuk është kjo ajo që atë e tremb. Emiljanon e trëmb fakti se e dashura e tij gjendet etje jashtë e vetme dhe me gjendje shëndetësore të përkeqësuar pa dikë që të përkujdeset për të, pasi Halyna vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Abc e mëngjesit ka arritur që përmes avokates së tij Sarah Dell’Açantera të marrë një intervistë ekskluzive me Emiljano Fejzon.

Intervista e plotë:

Gazetarja Romina Braho – Kur ke shkuar për herë të parë në Itali?

Emiljano Fejzo – Kam shkuar për në Itali mbi 20 vite më parë.

Romina Braho – Ke qenë më herët I dënuar për shkelje të tjera të ligjit në Itali?

Emiljano Fejzo – Jam dënuar në të shkuarën në Itali për imigracion të paligjshëm, për tentativë grabitjeje, deklarim të rremë dhe rezistencë ndaj forcave të rendit të kryera për t’i ikur autoriteteve për t’u mos u deportuar në Shqipëri.

Romina Braho -Si arrije të hyje përsëri në Itali, në çfarë mënyre arrije të kaloje kufirin?

Emiljano Fejzo – Kam hyrë në Itali në mënyra të ndryshme, herën e fundit me anije.

Romina Braho – Si je njohur me zonjen Alina? Cila është historia juaj e dashurisë? Ju ka pennguar ndonjëherë diferenca e moshës?

Emiljano Fejzo – Unë dhe Alina jemi njohur rastësisht në një lokal dhe nga ajo ditë nuk u ndamë kurrë. Kemi një histori dashurie mbi 20 vjeçare. Diferenca e moshës nuk ka qenë kurrë problem.

Romina Braho -Është e vërtetë që ajo vuan nga sëmundja e Parkinsonit?

Emiljano Fejzo -Alina vuan nga Parkinson. Gjendja e saj është rënduar që kur unë kam hyrë në burg sepse askush nuk kujdeset për të .

Romina Braho – Ti ke shkelur 14 herë urdhrin e dëbimit nga Italia, keni provuar mundesinë që zonjën Alina t’a merrni në Shqipëri?

Emiljano Fejzo – Nuk është e mundur të jetoj me Alinën në Shqipëri. Ajo ka të gjithë mjekët në Itali dhe ka nevojë për përkujdesje mjekësore që vetëm në Itali mund t’a marrë.

Romina Braho – Çfarë mendojnë familjarët e zonjës Alina për marredhenien tuaj? Ka qenë ajo më herët e martuar, ka fëmijë? Nëse po, si I keni marrëdheniet me ta?

Emiljano Fejzo – Alina nuk ka qenë e martuar, nuk ka fëmijë.

Romina Braho -Tashmë që ndodhesh në burg, a mbani ende kontakt me zonjën Alina?

Emiljano Fejzo -Tani që jam në burg dëgjohem me Alinën vetëm nëpërmjet telefonit. Për shkak të gjendjes shëndetësore nuk vjen dot. Kam kërkuar leje që të shkoj ta takoj unë, por nuk më është miratuar.

Romina Braho -Kur mendon se do e lësh qelinë? Çfare do të bësh pasi të lirohesh? Do të kthehesh te Alina apo do t’i drejtohesh Shqiperisë për të jetuar?

Emiljano Fejzo – Nuk e di kur do dal nga burgu. Po punojmë me avokaten që kjo të ndodhë sa më shpejtë në menyrë që të shkoj në shtëpi dhe të kujdesem për Alinën. Shpresoj të marr dokumentat për të qëndruar në Itali me Alinën.

Romina Braho -Tanimë çfarë ndjeni, dashuri apo dhembshuri për Alinën?

Emiljano Fejzo – Unë jam shumë i dashuruar me Alinën, është një grua fantastike dhe për të do bëja çdo gjë!/abcnews.al

 

Etiketa: BurgItalisakrificaShqiptari

Lajme të lidhura

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
Para
“Do luftoj për vajzën”, gazetarja rrëfen betejën me kancerin

“Do luftoj për vajzën”, gazetarja rrëfen betejën me kancerin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë të re, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26

Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com