GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sakrifikoi për dashurinë, gjykata italiane i jep të drejtë shqiptarit që e dëboi 13 herë

10:33 - 07/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sakrifikoi për dashurinë, gjykata italiane i jep të drejtë shqiptarit që e dëboi 13 herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dashuria nuk njeh moshë dhe kufij! Këtë na e vërteton 39-vjeçari shqiptar Emiliano Fejzo. I riu mban rekordin si i dëbuar 13 herë nga shteti italian dhe të gjitha këto i ka bërë për një arsye, dashurinë. I riu është bërë subjekt i lajmeve të ndryshme që prej vitit 2019, kur u ndalua për herë të fundit nga autoritetet në Sant’Ilario të Reggio Emilia-s. I riu, ka sqaruar të gjithë dramën e tij para gjykatës.

Ai është i dashuruar me Alinën, një ukrainase 57 vjeçare e cila ka leje qëndrimi në Itali. Ajo ka punuar si kujdestare shëndeti derisa ishte në gjendje ta bënte. Por Fejzo ka sqaruar se tashmë ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për mbështetjen e tij. Të dy janë njohur shumë vite më parë sipas tij.

“U takuam në Itali rreth 20 vite më parë. Alina vuan nga një sëmundje degjenerative. Në Qershor të tri viteve më parë u detyrova të riatdhesohesha për herë të fundit. Më hipën në një avion në Milano dhe më dërguan në Shqipëri. Pas dy ditësh ajo më telefonoi dhe më tha se ishte keq. Nuk e mendova dy herë… Të nesërmen i hipa një varke dhe u ktheva në Sant’Ilario për t’i qëndruar afër”.

Dy muaj më vonë, karabinierët e arrestuan sërish. Më pas, Fejzo mori përsipër të rregullonte pozicionin e tij në Itali, duke arritur të merrte një leje qëndrimi dhe të jetonte me të dashurën e tij. Por aktualisht ndodhet në burg sepse u arrestua sërish pasi duhet të vuante disa dënime të grumbulluara nga gjykatat në Reggio, Parma, Bologna, Genova dhe La Spezia.

Në total 5 vjet… Vite që duhet t’i vuajë për akuzat e kthimit të paligjshëm në Itali, rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, identitet të rremë dhe tentativë për vjedhje. Për kthimin e fundit të paligjshëm, ditën e djeshme, prokurori kërkoi një vit burg.

Avokatja mbrojtëse e shqiptarit, Sarah Dell’Açantera, solli para gjykatës certifikatat mjekësore që pohojnë problemet me partneren e tij. Dhe kërkoi pafajësinë, që në fakt u pranua dje nga gjyqtarja Beretti sepse sjellja e tij nuk përbën krim, duke pasur parasysh gjendjen e Alinës.

“Ajo është 100% invalide dhe nuk punon. Në Itali nuk ka të afërm të tjerë që mund ta ndihmojnë. Kohët e fundit u desh të shkonin zjarrfikësit pasi ajo kishte rënë nga banesa.”

Sipas asaj që u bë publike, situata e saj ishte marrë përsipër nga shërbimet sociale të Sant’Ilario. Ndërkohë 39-vjeçari kërkon që të rregullohet përmes martesës.

“Fejzo gjeti punë në një kompani ndërtimi, por nuk kishte dokumente për të qëndruar në Itali. Tani do të donte të martohej për të pasur leje qëndrimi për arsye familjare. Por për këtë nevojitet aplikim për leje për martesë nga ambasada shqiptare, procedurë që zgjat 3 muaj”.

Ndërkohë mediat shkruajnë se nëse thyhet edhe kjo burokraci, dashuria mes shqiptarit dhe ukrainases do të fitojë mbi çdo pengesë.

 

Etiketa: ItaliShqiptar

Lajme të lidhura

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike
Aktualitet

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik
Aktualitet

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi
Aktualitet

Ky është autori që qëlloi 39-vjeçarin turk dje në Sauk, sherri kishte nisur që në Turqi

19:50 - 10/03/26
Para
U bë “kokë turku” për Ervis Martinaj, Bledi Çuçi prezanton sot pasuesin e Gledis Nanos

U bë “kokë turku” për Ervis Martinaj, Bledi Çuçi prezanton sot pasuesin e Gledis Nanos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com