GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Sali Berisha nuk tërhiqet: Durimit tonë i erdhi fundi…

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sali Berisha nuk tërhiqet: Durimit tonë i erdhi fundi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat pas përplasjeve mes deputetëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë për projekt-buxhetin e vitit 2024.

Sali Berisha tha se durimit të opozitës i erdhi fundi.

“Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive. Kur ata 600 mijë votues që kanë votuar për këta, kishin zero përfaqësim në parlament, pasi përfaqësuesve të tyre iu mohohej de facto e drejta e tyre legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike, sepse opozita nuk kishte vota për miratimin e tyre, por trajtimi i tyre në parlament është detyrim kushtetues, është kusht themelor i një parlamenti pluralist.
31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës në emër të popullit që përfaqësojnë, por edhe të gjithë shqiptarëve se unë nuk besoj se iniciativa e minimumit jetik kishte të bënte vetëm me popullin opozitar, por me mbarë popullin shqiptar.
Dhe ishte një iniciative urgjente, e domosdoshme dhe plotësisht e përballueshme nga financat e shtetit.
Janë me dhjetëra amendamente të tjera. është amendamenti i heqjes së parashkrimit për kryeministrin. Jam unë që e kam paraqitur atë amendament dhe shumë të tjera. Asnjë prej tyre.
Edi Rama nuk lejon të paraqiten as në sallën e parlamentit, as në komisione, në mënyrë që qytetarët të mos mësojnë për këto iniciativa.
A ka gjë më absurde se sa të privosh deputetët nga atributi kryesor kushtetues i tyre, e drejta legjislative, e drejta ligjbërëse.
Këtë të drejtë në Kushtetutë e ka kryeministri, e ka deputeti dhe 20 mijë qytetarë.
Këtë të drejtë, Linda e parlamentit me urdhër të Edi Ramës, ua heq deputetëve të opozitës.
Nuk mund të pranohet kurrë që të mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare.
Neni 77 i Kushtetutës, thotë në nenin 2, se Kuvendi është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.
Opozita ka dorëzuar firmat jo për 6 sa kam deklaruar përpara, por për 8 komisione hetimore parlamentare. Janë mohuar që të teta në mënyrën më antikushtetuese, më antidemokratike.
Atëherë pse janë deputetët e opozitës në parlament? A nuk janë ata për të kontrolluar qeverinë dhe veprimtarinë e saj?
Objekt i hetimit kanë qenë koncesionet, sterilizimit në të cilat Edi Rama me Beqën e tij, duke i dhuruar kompanisë së vet të gjitha mjediset, duke i dhuruar aparaturën ultramoderne të blerë me fondet publike, kompanisë së tij, duke deklaruar se kjo do të ulë çmimin 3-4 herë në sterilizime, e kanë rritur 83 herë çmimin e sterilizimeve me dokumente. E kanë bërë atë dy herë më të shtrenjtë se Gjermania.
Pra, a nuk kanë të drejtë qytetarët e kësaj gjobe të tmerrshme prej 100 milionë euro? A nuk kanë të drejtë shqiptarët të dinë se mijëra shqiptarë nuk u operuan prej pamundësisë së spitaleve për ët paguar setet e veglave për operacion? A nuk kanë të drejtë spitalet të dinë se pse spitalet janë katandisur në një pazar të turpshëm të shëndetit të njerëzve? Nuk bëjnë analiza dot se kushtojnë, se i kanë marrë njerëzit e Ramës laboratorët ultramoderne.
A nuk kanë të drejtë qytetarët të dinë se pse ti mund të shkosh për një sëmundje akute në spital, por nuk mund të mjekohesh aty se do të dërgojnë te privati që të vijnë vetë të të mjekojnë?
A ka qëndrime më çnjerëzore se këto? Po nuk të vrasin vetëm ata që të dalin në pritë dhe të marrin shënjestër, por të vrasin edhe këta që nuk të mjekojnë. Dhe këto janë reale.
Dhe ne kemi pasur raste me deputetët tanë, pa le pastaj se çfarë bëhet me qytetarët?
A nuk duhen hetuar këto? Pse jemi në parlament ne?
As pushtuesi nuk mund të sillej në këtë mënyrë. Ky është një poshtërim për çdo qytetar shqiptar.”, u shpreh Sali Berisha.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!
Aktualitet

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Para
Gjendet i vetëvarur pranë banesës së tij 27-vjeçari në Fier

Gjendet i vetëvarur pranë banesës së tij 27-vjeçari në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 28 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:01 - 28/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

Hoxha: Vuçiç humbi dhe vajti në shtëpi, por Rama t’i bëjë llogaritë mire se po kalon çdo masë!

07:51 - 28/10/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Tetor 2026

07:32 - 28/10/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 28 Tetor 2026

07:31 - 28/10/26
Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com