GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sali Berisha paraqitet në SPAK, pritet me ovacione nga mbështetës të shumtë

10:14 - 17/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sali Berisha paraqitet në SPAK, pritet me ovacione nga mbështetës të shumtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitje” të caktuar nga Apeli i GJKKO.

Kryedemokrati mbërriti në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:00 dhe u prit jashtë godinës nga mbështetetës dhe simpatizantë të tij.

Me t’u afruar autovetura që transportonte kreun e demokratëve, nisën dhe ovacionet e mbështetësve “O Sali, o Hero, gjithë Shqipëria ty të do”!

Berisha hyri brenda ambienteteve të godinës së organit të akuzës pa bërë komente për mediat.

Godina e Gjykatës së Posaçme është blinduar sot që në orët e para të mëngjesit.

Por në të kundërt, disa ditë më parë, kur SPAK u rrethua dhe u rrezikua jeta e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga banda e Erion Veliajt, nuk pati asnjë polic të pranishëm.

Kujtojmë se më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024 nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të shkallës së parë, por kjo vendimmarrje u rrëzua më pasnga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi.

Ky i fundit e rrëzoi kërkesën e Berishës për shuarjen e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “arresti në shtëpi” dhe e zëvendësoi me masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjykata e urdhëroi Berishën të paraqitet përpara oficeres së policisë gjyqësore, Adelajda Metaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim.

I pandehur për të njëjtën vepër penale është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

Etiketa: berishaSpak

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Aktorja italiane përlotet në studio: Abortova në moshën 30-vjeçare, jam penduar

Aktorja italiane përlotet në studio: Abortova në moshën 30-vjeçare, jam penduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com