GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sali Berisha voton Charles McGonigal për Kryetar të Kuvendit

18:57 - 12/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sali Berisha voton Charles McGonigal për Kryetar të Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar votimin farsë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

Me një fletë të madhe ku në të shihej ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i dënuar në ShBA si i korruptuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha iu drejtua foltores së Kuvendit ku e shpalosi para mediave dhe të pranishmëve dhe më pas drejt kutisë së votimit.

Kujtojmë se opozita, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit nga shumica qeverisëse, që është Niko Peleshi.

Bardhi e cilëson propozimin si një akt të mungesës totale të legjitimitetit, ndërsa theksoi se vendosja e një figure të afërt me Klodian Zoton në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.

Socialisti Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim. Në votim morën pjesë 87 deputetë.

Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, por qëndroi brenda seancës, duke ndjekur në heshtje votimin nga karriget.

Opozita i ra tavolinës kur përmendej emri i Niko Peleshit, ndërsa shumica duartrokiste kryetarin e ri të Kuvendit.

Komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar votat e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri përbëhej nga Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo, të propozuar vetëm nga PS pasi PD refuzoi të merrte pjesë në proces.

Ndërkohë, para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, u betuan edhe deputetët e rinj. Nga 140 të tillë, u betuan 135.

2 të zgjedhur nga PSD-ja, Tom Doshi e Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati.

Kurse 3 deputetët e tjerë që munguan në këtë seancë janë nga radhët e PD-së; Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Ata pritet të votohen në seancën e radhës, megjithëse ligji i lejon që kanë afat deri në 6 muaj. Tre deputetët demokratë munguan në seancën e sotme për arsye personale.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions
Sport

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)
Aktualitet

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Para
Darka zyrtare e KE-së së UEFA-s në Tiranë/ Ceferin: Futbolli shqiptar është zhvilluar. Duka: Gati të presim finalen e Superkupës së Europës

Darka zyrtare e KE-së së UEFA-s në Tiranë/ Ceferin: Futbolli shqiptar është zhvilluar. Duka: Gati të presim finalen e Superkupës së Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com