GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka hedhur akuza për manipulim të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, duke pretenduar se shifrat e pjesëmarrjes janë fryrë artificialisht në disa degë të vendit.

Në një konferencë, Salianji deklaroi se në degën Durrës 1 janë raportuar 321 votues nga 939 anëtarë të deklaruar, ndërsa sipas monitorimit të kryer nga mbështetësit e tij, kanë votuar realisht vetëm 269 persona.

“Ne kemi bërë numërim për 11 orë me radhë dhe kemi parë hyrjet dhe daljet. Një pjesë e madhe kanë shkuar për të votuar kundër”, u shpreh ai.

Ai ngriti shqetësime të forta edhe për degët e vogla, duke pretenduar se aty manipulimi ka qenë më i madh.

Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet “në dëshpërim” dhe paralajmëroi se drejtuesit aktualë do të mbajnë përgjegjësi për situatën politike të partisë përballë zgjedhjeve të ardhshme dhe përballjes me Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Ervin Salianjit

Në Durrës unë kam deklaruar ditën që u zhvillua farsa që janë votuar 321 anëtarë nga 939 të deklaruara, flasim për degën Durrës 1.

Nga numërimi që i kemi bërë një për një gjatë gjithë orëve, 11 orë, e shikoni sa hyjnë dhe dalin. Kanë votuar gjithsej 269 persona, një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar për të votuar kundër, për të vendosur emrin tim, për të parë edhe pjesën tjetër, sa reale do të ishtë numërimi i votës kundër.

E njëjta situatë në Korçë, janë votuar 165 persona, në Dibër 194, në Lezhë 345, Elbasan 256, Berat 141, Vlorë 210, Fier 220 dhe Shkodër 471.

Ka ndodhur një element tjetër që është i paimagjinueshëm. Degët e mëdha të PD që kanë qenë të monitoruara me kamera prej nesh kanë këtë rezultat. Degët e vogla, që nuk janë qendër qarku, psh në degën e Maliqit në Korçë nga 45 persona që kanë shkuar për të votuar, e kanë çuar numrin e anëtarësisë së votuar 800 e kusur njerëz. Pra manipulimi tek degët e vogla është në përmasa të mëdha sepse e dinin që nuk ka kamera.

Pra realiteti politik tregon refuzim të qartë të Berishës nga demokratët. Sali Berisha është braktisur nga demokratët dhe nuk pranon garë. Pavarësisht se e kam propozuar që ta ndryshojmë këtë nenin e statutit dhe të hyjmë në garë në kushtet e barabarta do të humbte në mënyrë dërrmuese. Jemi të zhytur në dëshpërim për shkak të pengmarrës që i ka bërë Berisha për interesa personale PD. Unë po e them sot, do të jetë cilido përgjegjës prej kolegëve që sot hesht. PD më pak sesa një vit nga sot do të jetë në fushatë elektorale, nuk e di si do dalin para demokratëve dhe çfarë do ti thonë që PD të jetë fituese përballë Edi Ramës.

Nëse duam që të bindim shqiptarët të demokratizojmë Shqipërinë, duhet që PD të demokratizojë vetveten. Një PD e hapur mund të kthehet si alternativë fituese. Kjo betejë nuk është betejë për një karrige. Nuk kam pasur asnjë problem për karrierën time.”, tha ai.

 

Etiketa: berishaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26
Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën
Aktualitet

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26
Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital
Aktualitet

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26
Para
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliajt thirrje për protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë

10:22 - 31/07/26

Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë pas propozimit për shkrirjen e...

Lexo më shumë
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

Kundër draftit të ri territorial/ Administrata e bashkisë Klos bojkoton punën

09:34 - 31/07/26
Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

Të shtëna me armë në Tepelenë dhe rrahje me shkopinj bejsbolli/ Dy vëllezër dhe kushëriri i tyre prfundojnë në spital

09:19 - 31/07/26
Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

Harta e re me 46 bashki ndez debatet, ekspertët: Ndryshon territori, jo modeli i qeverisjes

08:59 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com