Ervin Salianji ka reaguar përmes një mesazhi të fortë politik, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke e akuzuar atë se nuk po dëgjon qytetarët dhe nuk po pranon realitetin politik në vend.
Salianji thekson se demokracia mbrohet përmes protestave, qëndresës dhe zërit të qytetarëve, ndërsa rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, sipas tij, nuk mund të kalojë përmes korrupsionit, arrogancës dhe përbuzjes së qytetarëve.
“Rama duhet të dorëhiqet!”, shkruan Salianji, duke e krahasuar sjelljen e kryeministrit me atë të Ramiz Alisë në vitin 1991.
Sipas tij, qytetarët janë ngritur dhe të rinjtë po kërkojnë të ardhmen e tyre, ndërsa protestat po përcjellin një mesazh të qartë kundër situatës aktuale politike.
“Edi Rama tashmë është e shkuara!”, shprehet Salianji, i cili argumenton se largimi i kryeministrit do t’i hapte rrugë ndryshimit, do të ndihmonte në kapërcimin e krizës politike dhe do të shmangte kostot e mëtejshme që, sipas tij, vijnë nga qëndrimi në pushtet.
Në reagimin e tij, Salianji e lidh ndryshimin politik me nevojën për më shumë demokraci, drejtësi dhe llogaridhënie, duke e cilësuar qëndresën qytetare si një element thelbësor për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Reagimi i Ervin Salianjit
PROTESTAT E SHPËTOJNË SHQIPËRINË
Me protesta, me qëndresë dhe me zërin e qytetarëve mbrohet demokracia dhe hapet rruga drejt Europës. Shqipëria nuk shkon në BE me korrupsionin, arrogancën dhe përbuzjen e qytetarëve, por me demokraci, drejtësi dhe llogaridhënie.
Rama duhet të dorëhiqet! Sot sillet si Ramiz Alia në vitin 1991, nuk dëgjon, nuk kupton dhe nuk pranon realitetin që i ka shpërthyer përpara syve.
Qytetarët janë ngritur, të rinjtë kërkojnë të ardhmen e tyre dhe sheshet po japin mesazhin e qartë se Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu.
Edi Rama tashmë është e shkuara! Largimi i tij sa më parë i hap rrugë ndryshimit, çliron vendin nga kriza politike dhe i kursen Shqipërisë kosto të tjera që vijnë nga kapja pas pushtetit.










Discussion about this post