GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ti për lekë shet edhe shpirtin”/ Salianji i kthehet Berishës: Të mban Rama në azil luksi, do ju çmontojmë të dyve, e ke marrë rrugën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili  gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët ‘online’, tha se nuk mund të pranonin në garën për kreun e PD-së kandidatë që sipas tij, janë të Edi të Ramës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji i është përgjigjur me akuza për bashkëpunim me qeverinë dhe Belinda Ballukun për përfitime personale, pasi sipas tij, Berisha ka përfituar tendera nga ish-zv.kryeministrja.

“Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosile, Ballukun dhe Agasin nuk i bashkoi dot Rama, jo unë. I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak”, shkruan ai.

Reagimi

Sali “kolltuku”, plaku i lumtur në azilin e Ramës! Unë bëj burg, ti Sali bën lek nga regjimi i Ramës! Ty Sali, të nxjerr Rama nga burgu se i duhesh, mua më fut në burg Rama se e mund, por për mjeranin e azilit të Ramës që je kthyer ti, unë që bëj burg “shitem”. Me Ballukun ti Sali merr leje, licenca e tendera, por unë zhurmoj. O zoti fosile, Ballukun dhe Agasin nuk i bashkoi dot Rama, jo unë. I vetmi që i ke bashkuar në një formë je ti, se paguheshe nga të dy edhe nga Agasi, edhe nga Balluku. Prandaj nuk i nxjerr dot dosjet e të dyve. Publikoji të plota, frikacak. Ti Sali për lek shet edhe shpirtin. Nuk të mjaftojnë koncesionet, lejet, kullat, tenderat, minierat, hidrocentralet, parqet, bregdeti dhe malet që po i shqyen bashkë me Ramën; dhe për të përfituar këto, nuk ke asnjë merak të legenosesh!

Sali “kolltuku”, ti sa herë flet, legenosesh; por të jesh kaq i ulët moralisht në moshën 82-vjeçare është gëzimi më i madh për çdo njeri që s’të do mjafton të të shohë si je katandisur dhe e merr “satisfaksionin” e jetës. Tani, meqë legenosesh me burgun, unë nuk ia fal as Ramës dhe as ty 1 vit heqje lirie, as heqjen e mandatit dhe as ndalimin e kandidimit. Njësoj si Rama edhe ti: ai më ndaloi kandidimin për deputet, ti për kryetar. I vetmi njeri që është marrë në patronazh nga Rama je ti. Të ka parkuar në azil luksi e të jem ushqimin qe do ti, paratë! Je me halle me drejtësinë dhe të mbajnë peng, prandaj nuk lejon garë.

Nuk ke bërë asnjë ditë burg, ndërkohë që i vetmi deputet dhe zyrtar i PD që ka bërë burg pa pasur asnjë ditë pushtet jam unë, me dakordësinë e regjimit Rama–Berisha. Por ti njihesh si mosmirënjohës, që e ha fjalën dhe gjithçka që ke bërë vetë ia ngjit kundërshtarit. Të mban Rama në azil luksi, duke të dhënë garanci që ti nuk prekesh nga ligji; prandaj nuk lejon garë. Por do çmontohesh Sali, do çmontohesh si kambalec i Edi Ramës, do çmontohesh si segmenti i keqpërdorur dhe i blerë nga Edi Rama. Do ju çmontojmë të dyve, e ke marrë rrugën!

Etiketa: berishaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi disa varëse floriri në një qendër tregtare, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com