GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miratimi i reformës territoriale, Salianji akuza Ramës: Po masakron Shqipërinë dhe Berisha po i bëhet krah

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas miratimit të reformës së re territoriale. Salianji akuzon Ramën se po dëmton të ardhmen e vendit, ndërsa Berishën se, me ose pa vetëdije, po i zgjat pushtetin kryeministrit përmes dështimeve të opozitës.

Në një reagim publik, Salianji e cilëson reformën territoriale si një tjetër goditje ndaj Shqipërisë, duke pretenduar se ajo do të thellojë shpopullimin dhe do të rëndojë perspektivën e zhvillimit të vendit.

Por kritikat e tij nuk janë ndalur vetëm te mazhoranca. Ish-deputeti demokrat ka vënë në shënjestër edhe lidershipin e opozitës, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh dhe për pjesëmarrje në procese politike që, sipas tij, nuk kanë sjellë asnjë përfitim konkret për qytetarët.

Salianji është ndalur edhe te protesta e thirrur nga Sali Berisha, duke e interpretuar pjesëmarrjen e ulët si tregues të krizës së besimit ndaj drejtimit aktual të opozitës.

Sipas tij, pamundësia e opozitës për të mobilizuar qytetarët, për t’u bashkuar dhe për të ofruar një alternativë të besueshme politike, po ndihmon në zgjatjen e pushtetit të Edi Ramës.

Në përfundim të reagimit, Salianji kërkon ndryshimin e lidershipit opozitar dhe bën thirrje të drejtpërdrejtë për dorëheqje.

Ai e mbyll reagimin me mesazhin se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar, të besueshme dhe fituese, duke theksuar se vendi dhe opozita nuk mund të vazhdojnë të përballen me dështime të njëpasnjëshme.

“Rama vazhdon me akte që shkatërrojnë Shqipërinë, Berisha me apo pa vetëdijë po i bëhet krah!
Edi Rama kaloi sot një tjetër akt të masakrimit të territorit, duke i dhënë një goditje të rëndë të ardhmes së Shqipërisë dhe duke thelluar një model që nxit shpopullimin e vendit.
Qeveria e tij është zhytur në skandale të njëpasnjëshme, por çfarë bëri lidershipi i opozitës? E shoqëroi Ramën në çdo qytet, u ul në komisione dhe mori pjesë në procese që nuk prodhuan asnjë rezultat konkret për shqiptarët.

Sot, pas thirrjes së Sali Berishës për protestë, mungesa e pjesëmarrjes ishte një sinjal i fortë i krizës së besimit që ka kapluar lidershipin opozitar. Nuk mjafton të shpallesh opozitë. Duhet të frymëzosh njerëzit, të krijosh shpresë dhe të prodhosh ndryshim!
Edi Rama është e keqja e madhe që po mbyt Shqipërinë. Por një opozitë që nuk mobilizon, nuk bashkon dhe nuk ofron alternativë, nuk mund ta mundë atë. Përkundrazi, dështimet e saj i zgjasin pushtetin.
Opozita nuk mund të vazhdojë të jetë peng i një lidershipi që kalon nga katastrofa në katastrofë, ndërsa vendi humbet dinjitetin, njerëzit dhe të ardhmen.
Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar, të besueshme dhe fituese. Për këtë duhet të hapet rruga e ndryshimit, e riorganizimit dhe e një lidershipi që frymëzon shqiptarët.
Nëse ju ka mbetur sadopak ndërgjegje politike dhe nëse interesi publik është mbi karrigen tuaj, bëni aktin e fundit të përgjegjësisë: JEPNI DORËHEQJEN! Shqipëria nuk mund të presë më. As opozita nuk mund të vazhdojë të dështojë!”, shkruan Salianji.

Etiketa: berishaRamaSalianji

Lajme të lidhura

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë
Aktualitet

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

08:10 - 09/10/26
Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin
Aktualitet

Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin

07:50 - 09/10/26
Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…
Breaking Views

Thyhet Vullnet Sinaj, ndryshon mendim për Territorialen: Do bashkohem me Grupin e PS-së…

22:59 - 08/10/26
Para
Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë
Aktualitet

Jared Kushner reagon për herë të parë për Zvërnecin: Nëse miratohet shqiptarët do jenë krenarë

08:10 - 09/10/26

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave mediatike për projektet e tij të investimit në Shqipëri....

Lexo më shumë
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

Miratimi i reformës territoriale, Salianji akuza Ramës: Po masakron Shqipërinë dhe Berisha po i bëhet krah

08:01 - 09/10/26
Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin

Rama vë në rresht socialistët për të votuar “Territorialen”, demokratët hedhin veze dhe shishe mbi kryeministrin

07:50 - 09/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Tetor 2026

07:32 - 09/10/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Tetor 2026

07:29 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com