GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Basha është si Aleks Xinxa, mbështes protestat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji: Basha ndër më negativët, po mban peng PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, tha se me skandalet që kanë përfshirë Qeverinë ajo duhej të kishte rënë, ndërsa shtoi se do të mbështesë protestat.

Lidhur me situatën në PD dhe rikthimin e Lulzim Bashës në krye të partisë së vulës, Salianji e krahasoi Bashën me Aleks Xinxën.

“E dimë që PD nuk është në ditët më të mira të saj, por nuk besoj që kjo e pengon në misionin e saj për të bërë opozitën e duhur dhe për të nxjerrë në publik të gjithë korrupsionin e qeverisë.

Deformimi i vullnetit të zgjedhëse është ngjarja që duhet të marrë vëmendje. Unë e kam thënë që gabimet e PD kanë qenë të paimagjinueshme këtë e dimë”, tha Salianji.

Lidhur me raportin e DASH, Salianji tha se Shqipëria cilësohet si vend burim i drogave të forta dhe drejtësia duhet inkurajuar për t’i dhënë fund kriminalitetit.

“Por nuk duhet ndalur vetëm tek ata që shihen se janë pa mbështetje politike. Na duhet një gjyqësor i pandikuar tek politika. Inkurajoj SPAK ti shkojë hetimeve deri në fund dhe të mos jetë selektiv”, është shprehur Salianji.

SPAK po godet majtas?

Salianji: Është një perceptim i ngritur nga propaganda e Partisë Socialiste. Kemi parë që struktura e posaçme antikorrupsion vepron pasi janë larguar nga qeveria. Efekti kryesor që ka drejtësia është efekti parandaluar. Duhet goditur korrupsioni në pushtet dhe mund të ndahet tek figura majtas apo djathtas, drejtësia duhet të ndërhyjë aty ku shikon paligjshmëri.

Inceneratori i Tiranës dhe sekuestrimi nga SPAK?

Salianji: Hetimi duhet të kishte avancuar deri në nivelin e kryeministrit dhe elementë që kanë të bëjnë me vendimmarrje të caktuara ku qeveria nuk ka kapacitet për të kaluar 17 vendime në një ditë. Pra është e pamjaftueshme që gjithçka të përqendrohet tek dy personazhe. Mos të harrojmë që mbështetja politike për inceneratorët ka qenë e fuqishme.

Ku e gjeni veten duke nisur edhe nga seksioni i ri parlamentar?

Salianji: Grupi Parlamentar është një grup që funksionin, është i bashkuar përveç ndonjë rasti specifik. Nuk shoh problematikë që mund të lindë nga aksioni i opozitës në Parlament. Opozita ka funksionuar edhe jashtë duke bërë opozitë të fortë. Pra nuk e shoh si problem që personazhe të caktuar i shërbejnë qeverisë. Opozita reale mendoni se është Aleks Xinxa? Ka dalë një personazh që thotë unë jam kryetari. Luli është ai Aleks Xinxa. Qesharakëzim i personazhit. Qytetarët e shohin se ku është opozita dhe se kush lufton për të drejtat e tyre. Opozita duhet të rikonceptohet, ribëhet, qoftë në komunikim publik qoftë në terren. Qëllimi kryesor është për të rrëzuar regjimin.

Etiketa: BASHAPDprotestaSalianji

Lajme të lidhura

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Para
Pranga 4 anëtarëve të organizatës anarkiste, dyshohen për terrorizëm

Pranga 4 anëtarëve të organizatës anarkiste, dyshohen për terrorizëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait
Sport

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26

Xhonatan Lajthia është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Dibba Al Fujairah, fitoi në transfertë përballë Dubai City....

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com