Ervin Salianji, gjatw njw takimi me strukturat e PD nw Berat, kritikoi mwnyrwn sesi lidershipi i PD mendon të fitojë pushtetin.
Salianji tha se nga qeverisja e PD nga Lulzim Basha nuk ka asnjë ndryshim nga kjo që po ndodh sot në PD, pasi njësoj si Basha dhe Berisha funksionojnë njësoj me të njëjtat vese, gabime, metodë, me të njëjtën shpërfillje të demokratëve, të zgjedhjes së gabuar të deputetëve, me të njëjtin ekip, si disa vite më parë.
“Çfarë ka ndryshuar përvec emrave? Asgjë, ose është përkeqësuar. Po Edi Rama përmbyset me votë. Ne e dimë që Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar por dhe me ndihmën e SPAK dhe SHBA dhe BE-së. Llogaritë e fundit bëhen në kutitë e votimit”, tha Salianji.
Ai theksoi se PD do të vijë në pushtet duke bashkuar opozitën dhe duke mundur Ramën në kutitë e votimit.

“Kush mendon ndryshe duhet tua themi qartë se janë dokrra dhe zvarritja e opozitës me këto dokrra është një papërgjegjshmëri ekstreme. PD duhet të fitojë të ardhmen”, vijoi Salianji në fjalën e vet.
Ervin Salianji: ka një tezë interesante lidershipi, fantazmë imagjinare se Edi Rama nuk mundet me votë, njësoj si biri I vet Basha, funksionojnë njësoj me të njëjtat vese, gabime, metodë, me të njëjtën shpërfillje të demokratëve, të zgjedhjes së gabuar të deputetëve, me të njëjtin ekip, si disa vite më parë. Cfarë ka ndryshuar përvec emrave? Asgjë, ose është përkeqësuar. Po Edi Rama përmbyset me votë. Ne e dimë që Rama përmbyset nga fuqia e njerëzve të bashkuar por dhe me ndihmën e SPAK dhe SHBA dhe BE-së. Llogaritë e fundit bëhen në kutitë e votimit. PD do të vijë në pushtet duke bashkuar opozitën dhe duke mundur Ramën në kutitë e votimit. Kush mendon ndryshe duhet tua themi qartë se janë dokrra dhe zvarritja e opozitës me këto dokrra është një papërgjegjshmëri ekstreme. PD duhet të fitojë të ardhmen.
gijotina.com/
Discussion about this post