GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji letër nga qelia: Lirimi i Sali Berishës, çlirim energjizues për demokratët

13:12 - 30/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Salianji letër nga qelia: Lirimi i Sali Berishës, çlirim energjizues për demokratët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin politik, se cënoi dhe denoncoi figurën e vëllait trafikant të Fatmir Xhafajt, me një letër nga burgu e ka cilësuar lirimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha si çlirim energjizues për demokratët.

‘Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne në këto zgjedhje.

Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.’- ka shkruar Salianji.

Postimi

Letër nga qelia nr. 6
Sali Berisha është i lirë!
Çliruese e energjizuese për demokratët✌️
Jam i bindur qeë edhe më i fundit shqiptar politik, dhe më racionali shqiptar apolitik, e dinë që çlirimi i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.
Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.
Nuk e liruan por u çlirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve të lira, do të çmontoheshin që në nisje nëse kryetari i opozitës mbahej i izloluar, e hetimet do te binin nëse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej nën arrest pa arsye!
Ndaj kushdo e përmend lirimin më mirë të zgjedh çlirimin si më i duhuri term!
Ishte çlirim i ardhur nga durimi e strategjia për të parë larg situatën.
Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndonëse tha mbajta 330 fjalime, në fakt kalkuloi qindra veprime të një reaksioni zinxhir që e çliroi vetë.
Demokratët, mundet e duhet ta kuptojnë këtë përtej manipulimeve që i bën kundershtari per mareveshje e dakordësi të fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja.
Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.
Demokratet po ashtu kane pare se si rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish.
Rikthimi në zyrë, fizikisht dhe full-time në detyrë i Sali Berishës kërkon krejt të kundërtën. Shtim të aktivitetit, shtim të kontakteve, dhe çdo orë të ditës në takim, në komunikim me njerëzit. Jemi vetëm 5 muaj nga dita e zgjedhjeve. Me aq sa arrij të informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e parë dhe e pamjaftueshme.
Çlirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushatës brenda Partisë Demokratike. Kjo duhet te çliroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jashtë radhëve tona.
S’ka fare nevojë për ta theksuar se sa jetike janë këto zgjedhje për demokratët, për qytetarët dhe për vendin. Në këto kushte, nëse nuk e bëjmë dot ditën 25 orë, të paktën ato që kemi në dispozicion, duhen shfrytëzuar për të arritur tek çdokush, sado larg të jetë ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur për politikën.
Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne.
Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.
Etiketa: berishaKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Para
Vuçiç: Tërheqja e policisë nga veriu i Kosovës është mashtrim

Sulmi mbi ujësjellësin në Kosovë, reagon Vuçiç: Nuk na duhen akte terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com