GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji: Memecët paralamentarë firmosin peticionet e përjashtimit…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në Kuvend, Ervin Salianji merr fjalën me tymuese në dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Salianji, deputet i PD-së, është bnjë nga 3 ligjvënësit e opozitës, që për 10 ditë është përjashtuar nga punimet e Kuvendit, pas seancës së të enjtes.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji ka ironizuar deputetët firmëtarë socialistë, që me kërkesën e tyre, vunë në lëvizje Komisionin e Etikës, që në një mbledhje online, miratoi të përjashtuarit e rradhës.

“Memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, e jane aty për tu  komanduar me fishkellima,  paskan nënshkruar perjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji”, shkruan Salianji në rrjetet sociale. Duke i bërë nga një “profil” të shkurtër secilit prej firmëtarëve, deputeti demokrat shprehet se i pari ndër firmëtarët është Fadil Nasufi, që kryeson e sterron dosjet e SPAK, dhe lista shkëlqen me deputetë që gojë s’kanë, por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj.

Postimi i Salianjit

Memecët parlamentarë qe nuk i sheh askund të ushtrojnë funksionon e deputetit, e jane aty për tu  komanduar me fishkellima,  paskan nënshkruar perjashtimin tonë se kërkojmë të zbatohet ligji!

Memecët parlametarë shkruajnë  e nënshkrujnë për mbyllje  goje të kujtdo!

Këta që gojën e kanë të mbyllur dhe vullnetin të ndrydhur sepse janë të zhytur në korrupsion e paligjshmëri dashkan të bëhemi si këta .

Kush e nenshkruan i pari, Fadil Nasufi që kryeson e sterron në dosjen e SPAK, ish kryebashkiaku i Beratit i padukshëm në jetën parlamentare, por protagonist  fort në dosjen e SPAK që shfaqet si shërbëtor i përulur ndaj korrupsionit,  që përgatit shkresa dhe letra dhe vihet në dispozicion me për të mashtuar keshillin bashkiak që të përfitojë nga tenderat korruptivë! Që i japin shkresa gati për ti firmosur!

Vazhdon lista e peticionerëve, me ish ministra të akuzuar për korrupsion masiv; për fikje radarësh, hapje e rende kjo “fikja” për të lehtësuar trafikun e drogës; Askushi e Arsimit e akuzuar për plagjiaturë,  që shkatërroi arsimin dhe detyroi studentët ta zbythin!  Shkëlqejnë pas tyre deputetë nënshkrues që gojë skanë por dorën e kanë të rëndë si gjobaxhinj kur kanë drejtuar tatimet dhe institucionet vendore në Vlorë e Fier!

Listën e nënshkruesve e mbyll ish ministrja Gjonaj e padrejtësisë, e akuzuar në prokurori për lehtësimin e financierit të bandës të strukturuar kriminale Seitaj. Nazer Seitajt hetohej në lidhje me 4 ton drogë të kapura në Babicë të Vlorës por ish Ministrja firmosi ekstradimin për të lehtësuar grupet kriminale! E për këtë kërkuam komision hetimor dhe këtë e refuzuan se do ta “hetonte” drejtësia!

Këta janë ata që sduan parlament e opozitë, këtë model duam të ndryshojmë, të shkelmojmë korrupsionin që shpërfaqet banalisht por kryelartë prej paprekshmërisë!

Etiketa: deputet PSKryesore1KuvendiSalianji

Lajme të lidhura

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Para
E pyesin për Sarën, PM ka një përgjigje epike për ndjekësit

E pyesin për Sarën, PM ka një përgjigje epike për ndjekësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

“Shkojmë në Durrës vetëm për fitore kundër Teutës”, Glen Daja e nis me sulm te Elbasani

08:29 - 24/10/26

Ditën e stme, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në stadiumin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 24/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com