GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Salianji nga Kavaja: Sot kemi të gjithë përgjegjësinë që demokracia të rikthehet në Shqipëri

11:37 - 10/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji nga Kavaja: Sot kemi të gjithë përgjegjësinë që demokracia të rikthehet në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, mori sot pjesë në aktivitetin e parë që nga lirimi i tij nga qelia vetëm dy ditë më parë.

Në fjalën e tij gjate ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në qytetin e Kavajës, aktivitet ku merr pjesë edhe kreu i PD Sali Berisha, Salinaji ka vlerësuar figurën e Budos, i cili u nda nga jeta 35 vite më parë në kërkim të lirisë e demokracisë.

Ai e cilësoi Josif Buden jo thjesht si viktimë të dhunës së regjimit, por si simbol të guximit dhe ndërgjegjes që nuk shuhet, duke ngulitur mesazhin se sakrificat e të kaluarës nuk duhet të harrohen dhe përgjegjësia për lirinë e fituar është e brezit të sotëm.

“Të dashur të pranishëm, familjare, i nderuar Kryetar i Opozites Doktor Berisha, i dashur Fisnik, Hysen. Zemra më thotë të flas si qytetar, jo si përfaqësueses politik. Si një individ që sapo perfundoi njohjen me burgun, jo si metaforë, por si realitet ne diktaturen e re. Në një izolim ku jeta numërohet me orë, por me durim. Me heshtje. Me qëndresë.

Sot nuk po përcjellim thjesht kujtimin e një njeriu. Sot po qëndrojmë në heshtje përballë një drite që nuk u shua dot, ndonëse u godit me errësirën më të dendur. Josif Buda nuk ra nga rastësia. Ai doli te kerkonte drejtesi, liri! Josifin nuk e mori jeta — ia morën spamistet! Sepse kishte guximin të mos pranonte të gënjehej, te mos pranonte padrejtesine, mungesen e lirise! Të mos pranonte të jetonte në gjunjë.

Në një vend ku dhe fjala të kushtonte jetën, Josifi zgjodhi reagimin. Në një kohë ku të shihje drejt e në sy të keqen ishte akt vetëflijimi, ai e bëri këtë pa hezitim. Dhe për këtë, ai u vra. Por le ta pranojmë me vete një të vërtetë të madhe: Keta njerez nuk vriten, nuk zhduken. Sepse jane me shume se trup. Ishin dhe jane ndërgjegje. Josif Buda ishte ndërgjegje. Jo vetëm e kohës së tij, por edhe e kohës sonë. Sepse ai na e la një pyetje që nuk ka humbur fuqinë as sot:

A ia vlen të jetosh një jetë të qetë, nëse ajo është pa dinjitet? Të gjithë qe kane kaluar ferrin e diktaturës, e dine se ajo që shpëtonte njeriun nuk ishte buka, por besimi. Në Zot, në liri, në një ditë që do të vinte. Josifi nuk e pa atë ditë. Por ne jemi këtu sepse ajo ditë erdhi fale individeve se ai e nuk duhet lene qe brezi jone te njihet si brezj qe rihumbi te drejta te fituara!

Dhe ne nuk guxojmë ta shpërdorojmë. Sot jemi të lirë sepse dikush zgjodhi të mos bëhej pjesë e turmës që duartrokiste të keqen. Sot jemi këtu sepse dikush si Josifi tha “Jo” — në një kohë kur një “jo” mund të të kushtonte jetën. Dhe për këtë, ai nuk duhet të kujtohet vetem si viktimë. Por si dritë. Josifi nuk e kërkoi martirizimin.
E kërkoi jetën. Por e kërkoi me fytyrë nga qielli, jo me kokën ulur nga frika.

Të dashur miq, Në një botë që harron shpejt, Josif Buda është kujtimi që duhet të mos harrohet kurrë. Jo për të vajtuar, por për të kujtuar se e vërteta është gjithmonë më e fortë se frika. Lavdi qëndresës së tij. Lavdi dritës që nuk u shua. Lavdi Josif Budës”, u shpreh Salianji.

Etiketa: KavajëSalianji

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Para
“Rama burgos kundërshtarët”/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve

“Rama burgos kundërshtarët"/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com