GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji nga protesta: Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Salianji nga protesta: Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji deklaroi nga protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, se lëvizja dhe takimet e tij me demokratët dhe qytetarët janë për të “zgjuar” Partinë Demokratike.

Sot në sheshin e protestës, Salianji tha për News24 se opozita duket se është zgjuar dhe se strukturat e PD janë angazhuar për të patur pjesëmarrje të lartë në tubim, pas skandaleve të njëpasnjëshme të Qeverisë.

Gjithashtu, ish-deputeti demokrat tha se do të vijojë takimet me bazën e PD dhe qytetarët me qëllim ripërtërirjen strukturës së saj drejtuese, me qëllim, sipas tij – për të rrëzuar Qeverinë dhe larguar Edi Ramën nga pushteti.

“I gjithë qëllimi i takimeve masive me demokratët ka qenë për të rizgjuar PD-në, për të kërkuar protestë dhe revoltë dhe PD duket se sot është zgjuar, me pjesëmarrjen dhe angazhimin e  strukturave të saj, është rizgjuar dhe është me energji tjetër. Fokusi sot është tek dy skandalet e jashtëzakonshme, të Ballukut dhe AKSHI-t që e kanë ekspozuar qeverinë jo vetëm në korrupsionin politik e moral, por edhe në lidhjet me krimin, përcaktimin e tenderave për interesa personale dhe Edi Ramës dhe Belinda Ballukut dhe padiskutim të rënies së ngrehinës së shtetit, shteti dhe mafia, shteti dhe krimi, shteti dhe të korruptuarit janë një dhe ne duhet të ndajmë shtetin nga të korruptuarit për të kthyer një shtet në shërbim të qytetarëve. Kjo është thirrja ime. Do të jem në çdo protestë dhe akt që do të jetë kundër Edi Ramës”, u shpreh Salianji.

Pyetje: Do të vazhdoni takimet me bazën e PD? 
Ervin Salianji: Padiskutim. Nuk i kam ndaluar ndonjëherë takimet me demokratët dhe qytetarët dhe as nuk i ndaloj. Në kulmin e këtyre skandaleve PD duhet të bëjë gjtihçka për të qenë e përgatitur për të rrëzuar Edi Ramën një orë e më parë. Ekspozimi i të dhënave të tjera që pritet të ndodhin në ditët e ardhshme e bën të domosdoshme përgatitjen e PD dhe të opozitës për të mos e lënë Edi Ramën për asnjë sekondë në zyrën që mban peng tani.

Pyetje: Ka divergjenca mes jush dhe zotit Berisha…

Ervin Salianji: Çdo ndryshim nuk vjen pa divergjenca mendimesh. Unë mendoj që është e domosdoshme që PD të jetë e gatshme edhe njëherë tjetër dhe e ripërtërirë për të rrëzuar Edi Ramën.

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Para
Berisha para ministrisë së Ballukut: Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues

Berisha para ministrisë së Ballukut: Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com